Personalitet historike që u ndanë prej sterilitetit
Autori i Lajmit: red.
Steriliteti në zakonet e mjaft popujve çon në ndarje, kjo është edhe në psikologjinë e mjaft individëve. Napoleoni u nda nga Xhuzepina sepse ajo nuk i dha një trashëgimtar dhe u martua me Maria Luiza e Austrisë. Të njëjtin veprim bëri edhe Maraxhai i Persisë. Aty ku ekziston ndarja, steriliteti justifikon këtë veprim ligjor. Aty ku nuk ekziston, çiftet rrinë të bashkuar duke u munduar që të kenë fëmijë si qëllim i fuqishëm. Në shoqërinë e sotme, këto sjellin efekte të ndryshme psikologjike sipas formimit individual.
Arsyet klimaterike dhe racat më prodhimtare
Në shoqërinë njerëzore ka individë të njërit apo tjetrit seks që janë sterilë, pak prodhimtarë ose aspak. Ndryshimet e prodhimtarisë janë të mëdha e varen nga arsye të ndryshme, pa përjashtuar edhe ato klimaterike; eskimezët psh., kanë trashëgimtarë pak, kurse popujt më afër ekuadorit janë më prodhimtarë. Por ka edhe ndryshime familjare, etnike si dhe sigurisht individuale. Në përgjithësi brunët, tipat mesdhetarë, janë më prodhimtarë se biondët, tipat veriorë. Kryqëzimet mes tipave e etnive e kanë bërë më të vështirë fenomenin.
Shtimi i popullsisë botërore shqetëson ekonomistët
Shtimi i popullsisë në botë shqetësoi ekonomistët, që për herë të parë u ekspoza më 1798 nga anglezi Robert Malthus në librin "Essay on Population". Ai këshillonte kufizimin e lindjeve, pasi në të kundërt, botën e priste uria. Ai jep edhe mënyrat për ta shmangur rritjen e popullsisë me anë të shtyrjes sa më tepër të martesës, përdorimin e dënimit seksual nga një shtatzani në tjetrën, për të ulur lindjet e shumta etj. Teoria e tij nuk ishte e re po t i referohemi Platonit, Aristotelit e më pas edhe Kampanelës. Ekonomisti anglez e zmadhon rrezikun e rritjes progresive të popullsisë e nevojat e saj për ushqim, duke mos llogaritur se njeriu nuk ka vënë në shfrytëzim sa duhet rezervat tokësore e ujore dhe se rritja e popullsisë me të vërtetë që rrit edhe nevojat, por rritet edhe shfrytëzimi nga ana e njeriut e rezervave që ka, rritet edhe gjenia e tij. Kjo çon në punë më të mëdha, jo vetëm materiale, por edhe cerebrale, që do të thotë zhvillim edhe i ekonomisë, kursim e ruajtje automatike e ekuilibrit natyror të lindjeve e vdekjeve.
Shmangia e fekondimit, mënyrë e aplikuar që nga indigjenët
Ideja e ruajtjes prej fekondimit ka nisur shumë përpara. Që nga tributë e indigjenëve të Australisë e deri tek njerëzit e qytetëruar kanë përdorur metodat fiziko-kimike për këtë qëllim. Ndër mjetet mekanike hyn edhe ndryshimi i mekanizmit të raportit, pra tërheqja natyrale. Por, kjo metodë bën akti të humbasë karakteristikat normale, duke u kthyer në një akt kundër natyrës, që në momentet më intensive ndërpret procesin. Të fundit metoda të ndalimit të shtatzanisë janë mjetet kirurgjikale për gruan ose rrezatimi me rreze X i vezoreve duke i bërë të pafekondueshme. Në mënyrë të njëjtë arrihet sterilizimi i burrit pa humbur forcën. Por duhet pasur parasysh, se këto shoqërohen me dëmtime të individit, fizikisht e psikologjikisht.
Në fund, kur perzervativët nuk arrijnë apo gabojnë, sipas neomaltusianëve, provokohet aborti.
Studimet e fundit të bëra nga Cartnej konsistojnë edhe në sterilizimin e përkohshëm deri në disa javë.
Pasaradhësit e familjeve të pasura, duke u pakësuar
Të lindurit e familjeve të qytetëruara vijnë gjithnjë duke u zvogëluar. Kjo vihet re më tepër në klasat e pasura dhe vjen prej pikëpamjes konservatore për të mos pjesëtuar pasuritë e mëdha, ose në klasën e mesme për të mos rënduar bilancin familjar. Klasa punëtore e më tepër ajo fshatare mbesin larg parimeve neomaltusiane. Origjina e kësaj sjelljeje është ekonomia, kurse tek punëtorët e fshatarët në të kundërt të kesh shumë fëmijë do të thotë, më shumë krahë pune, më shumë pasuri.
Steriliteti, kulturat që e nxisin
Qëllimi biologjik i bashkimit seksual është krijimi, martesa, nuk është veçse njohja qytetare e bashkimit seksual, që çon tek fundi biologjik i cili është bashkë; nevojë fizike, frymëzim psikik e moral i të martuarve. Eshtë për këtë që Westermarck ka thënë se “nuk janë fëmijët rezultat i martesës, por martesa është rezultat i fëmijëve”. Ndërsa një proverb indian thotë: "Burri është gjysmë njeri, gruaja gjithashtu gjysmë, vetëm babai e nëna me fëmijët e tyre formojnë njeriun e plotë”. Kur bashkimi mes dy krijesave mbetet i pafekonduar, vuajnë organizmi fizik dhe shpirti.
Kur fekondohet organizmi i nënës mbyllet në një punë të vazhdueshme të fshehtë, në të cilën gjen qetësinë e trupit e të shpirtit çdo femër, e veçanërisht gruaja, që rri me ëndërra e dridhje mallëngjimi në pritje, e mbushur me krenari. Eshtë të ndjerit e mistershëm të misionit të plotë të jetës, që i jep këtë dridhje sublime çdo nëne e që babait i jep ndjesinë e vërtetë të forcës.
Steriliteti është rezultat i papërsosmërisë ose i sëmundjeve, veçanërisht atyre që prekin organet gjinore. Por me po të njejtin rezultat janë edhe mendimet neomaltusiane që kanë pushtuar mjaft burra e gra të cilët edhe për arsye të tjera të ndryshme nuk duan të kenë fëmijë. Këta edhe ato familje që bëjnë nga një fëmijë, kanë shkaktuar uljen e popullsisë në mjaft vende. Për këtë edhe Ruzvelti, shprehu mendimin e tij kundër këtyre teorive duke kujtuar detyrën e çdo gruaje dhe burri kundrejt familjes, duke mallkuar ata “që për të shmangur përgjegjësinë e për të gëzuar luksin e komoditetin, mungojnë në ndërmarrjen më të madhe të çdo qytetari, që është vazhdimësia e racës” (Roosevelt 1918 "Minerva"). Përveç këtyre dy shterpësive, kemi edhe ato që i quajmë sterilitet profesional, e që ka të bëjë me mendimin e atyre grave që jetojnë me shitjen e trupit të tyre, për të cilat shtatzania është një pengesë për ushtrimin e prostitucionit. Të dy llojet e fundit të sterilitetit janë produkt i shoqërisë njerëzore të zhvilluar.
Ky lajm është publikuar: 31/07/2008