ILO: 55 % e të rinjve punojnë në të zezë
Autori i Lajmit: red.
Të punësuarit në moshë të re janë të mbipërfaqësuar në ekonominë informale në të gjithë sektorët dhe në të gjithë vendin. Ky është përfundimi i arritur nga Organizata Ndërkomëbtare e Punës (ILO) e cila thekson se gati 55 % e të rinjve punojnë në të zezë. Ministria e Punës, në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO), po punon për zbatimin e Programit "Punë e denjë për Shqipërinë - 2008-2010", me synim, rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore, reduktimin e ekonomisë informale dhe përmirësimin e sistemit të mbrojtjes shoqërore, faktorë mjaft të rëndësishëm në reformimin e tregut të punës. Programi shqiptar për "Punë e denjë (DËCP) 2008-2010", promovon punën e denjë si çelës zhvillimi, duke u përqendruar në tre prioritete: rritja e kapacitetit të institucioneve shtetërore dhe partnerëve socialë, me qëllim përmirësimin e administrimit së tregut të punës; mbështetja e masave të marra nga Qeveria për reduktimin e ekonomisë informale; përmirësimi i mbulimit të sistemit të mbrojtjes sociale. Në zbatimin e këtij programi, ILO po jep mbështetje aktive lidhur me politikat për punësim aktiv dhe me ndjeshmëri ndaj çështjeve gjinore, për forcimin e institucioneve, zhvillimin e politikave dhe rritjen e kapaciteteve të aktorëve trepalësh, administrimin e sigurimeve shoqërore, etj. Objektivi i programit "Puna e denjë për Shqipërinë, (2008-2010)" e ILO-s, është në sinkron me nismën e qeverisë për eliminimin e informalitetit në tregun e punës, pasi punëtorët e rinj në moshë janë të mbipërfaqësuar në ekonominë informale në të gjithë sektorët dhe në të gjithë vendin. ILO ka konstatuar se rreth 55% e punëtorëve në sektorin jobujqësor punojnë në punë me produktivitet të ulët në ekonominë informale. Sipas raportit të këtij programi, për sektorin e bujqësisë rezulton se pjesa më e madhe janë të vetëpunësuar dhe gjysma, të varfër. Rreth 27% e punëtorëve të sektorit jobujqësor janë punëtorë me pagesë në ekonominë informale, veçanërisht në sektorin e ndërtimit, rreth 28% janë ose të vetëpunësuar, ose merren me punë të papaguar, kanë nivel të ulët arsimor dhe në përgjithësi, i takojnë seksit mashkull.
Ky lajm është publikuar: 17/02/2009