E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria, vendim për dhënien e kredisë për 3 mijë familje

Autori i Lajmit: red.
Kryeministri Berisha tha në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike se Qeveria ka gati vendimin për dhënie kredie për 3 mijë familje që ndodhen në shtëpitë e ish-pronarëve. Berisha tha se qeveria po përgatitet të zbatojë një nga zotimet e saj për dhënie kredie 3 mijë familjeve që ndodhen në shtëpitë e ish-pronarëve. Në këtë mënyrë, do të zbatohet ligji dhe këto familje do të marrin shtëpitë me kredi, ndërkohë që do të lirohen shtëpitë e ish- pronarëve. Kryeministri tha se ky është një zotim elektoral tashmë i realizuar, për të cilin janë marrë të gjitha masat dhe zbatimi i tij do të fillojë sa më shpejt, pasi gjithë dokumentacioni përkatës tashmë është gati. Gjithashtu, Kryeministri informoi se në ditët e ardhshme do të kalojë në Parlament ligji për trojet në përdorim. “Janë me mijëra e mijëra familje autoktone të qyteteve, të cilat për babëzinë e diktaturës dhe për paranojën e saj që çdo gjë të ishte shtetërore, trojet dhe oborret e shtëpisë ua kishte përcakuar në përdorim. Tani ato do të kalojnë të gjitha në pronësi, ashtu siç atyre u takon”, - u shpreh kryeministri Berisha. Ai tha se, përmes këtyre vendimeve, qeveria po përpiqet që t u japë një shtytje para problemeve të pronësisë, ndonëse janë probleme të komplikuara.

Ky lajm është publikuar: 17/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›