Dy lloje koeficientësh për pranimet në universitet
Autori i Lajmit: red.
Fakultetet, në kuadër të përgatitjeve për zhvillimin e Maturës Shtetërore 2009, kanë afat për të publikuar propozimet e tyre për koeficientët e lëndëve me zgjedhje deri më 25 shkurt 2009. Burime nga Agjencia Qendrore e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve bënë të ditur se koeficientët për llojet e shkollave të mesme do të bëhen publike pas 25 prillit. Për këtë vit akademik mendohet të jenë dy lloje koeficientësh për pranimet në universitete. Në grupin e parë do të përfshihen 5 koeficientët e llojit të shkollës së mesme, ku çdo degë e shkollës së lartë ka në dispozicion 5 koeficientë, nga 1.0 deri në 1.4, me të cilët vendos preferencën e saj për llojet e ndryshme të shkollave të mesme të grupuara në 10 grupe kryesore, që dallohen nga planet dhe programet që zbatojnë. Gjithashtu, çdo degë e shkollës së lartë do të shpallë propozimet edhe për lëndët me zgjedhje të profilit të saj, për të cilat do të kenë dy lloje koeficientësh në dispozicion, të cilat ndonëse nuk janë miratuar përfundimisht, mendohet të jenë nga 1.0 në 1.3.
Ky lajm është publikuar: 17/02/2009