Kushtetuesja pezullon Dosjet , nis shqyrtimin
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Vendimi i djeshëm i Kushtetueses do të thotë dhe pezullim të procedurave parlamentare për ngritjen e Komisionit Parlamentar të Vlerësimit të Figurave, i parashikuar në axhendën e djeshme të Parlamentit”
Gjykata Kushtetuese vendosi dje pezullimin e zbatimit të ligjit për “"Për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve", i njohur ndryshe si ligji i dosjeve duke mbështetur në këtë mënyrë vërejtjet e shumta të ndërkombëtarëve dhe të opozitës shqiptare. Vendimi për pezullimin e ligjit është bërë me arsyetimin se ai mund të sjellë pasoja në cenimin e shtetit të së drejtës dhe të të drejtave themelore të shtetasve. Ndërkohë po në këtë mbledhje, 9 gjyqtarët kanë rënë dakord që t i kërkohet Komisionit të Venecias një opinion "Amicus curiae" për ligjin, si institucion i pavarur dhe i specializuar. Kushtetuesja nuk ka marrë në konsideratë kërkesën e mazhorancës dhe as letrën e kryeparlamentares Jozefina Topalli për të mos e marrë në shqyrtim këtë ligj, për shkak të konfliktit të interesit. Vendimi i djeshëm i Kushtetueses do të thotë dhe pezullim të procedurave parlamentare për ngritjen e Komisionit Parlamentar të Vlerësimit të Figurave, i parashikuar në axhendën e djeshme të Parlamentit.
Vendimi
“Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në mbështetje të nenit 45 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, duke çmuar se zbatimi i ligjit nr.10034, datë 22.12.2008 “Për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve”, mund të sjellë pasoja në funksionimin normal të shtetit të së drejtës si dhe cenimin e të drejtave dhe lirive themelore të individit, vendosi të urdhërojë pezullimin e zbatimit të ligjit derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi”, - thuhet në njoftimin e djeshëm të Kushtetueses. Vendimi u mor me shtatë vota pro dhe dy kundër nga të nëntë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që morën pjesë në shqyrtimin e tri ankesave që kishin shkuar në këtë institucion. Kushtetuesja ka marrë këtë vendim pas ankimimeve të bëra për këtë çështje nga deputetët e opozitës, Shoqata e Prokurorëve dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, edhe pse për bazë u mor kërkesa e bërë nga deputetët e opozitës, ankimimi i të cilëve u konsiderua si më i formatuari ligjërisht. Ky institucion sqaron më tej se do t i kërkohet Komisionit të Venecias një opinion “Amicus curiae” për ligjin, si institucion i pavarur. Ky është rasti i dytë që Gjykata Kushtetuese i kërkon mendim për një ligj Komisionit të Venecias. Një rast i ngjashëm ka ndodhur në vitin 2006 lidhur me disa ndryshime në ligjin e “Legalizimeve”. Burime zyrtare nga kjo Gjykatë pohojnë se derisa të vijë një përgjigje nga Komisioni i Venecias zbatimi i ligjit do të jetë i pezulluar.
Pasojat
Vendimi për pezullim të ligjit do të thotë që ligji i Lustracionit nuk mund të zbatohet deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës, por gjithashtu as nuk mund të ndryshohet dhe as të hartohet një ligj tjetër me këtë objekt. Gjykata Kushtetuese ka pasur disa rekorde kohore në marrjen e vendimeve gjatë viteve të demokracisë. Ajo ka marrë një vendim në shkurt të 2002 pas 24 orëve, nga ankimimi i disa deputetëve në lidhje me interpretimin e një neni që lidhej me betimin dhe dekretimin e ministrave të qeverisë Majko dhe rekordin tjetër të afatit më të gjatë e ka për ligjin e Legalizimeve , ku për marrjen e vendimit përfundimtar Gjykatës Kushtetuese iu desh afro një vit. Edhe për këtë rast ajo i kërkoi mendim Komisionit të Venecias. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zbatimit të ligjit të Lustracionit, deri në marrjen e vendimit përfundimtar, Gjykata nuk detyrohet në asnjë nen të ligjit për funksionimin e saj, që të ketë një afat kohor për t u shprehur përfundimisht. I vetmi afat i kësaj gjykate për të gjitha ankimimet është që brenda 2 muajve ajo duhet të marrë në shqyrtim ankimimin, ndërsa për vendimin përfundimtar nuk ka asnjë afat.
Ky lajm është publikuar: 17/02/2009