Strehimi në Itali, si të përfitosh bonus qeraje apo kredi
Autori i Lajmit: red.
Studentët shqiptarë që studiojnë në universitetet e huaja por edhe familjet mund të përfitojnë bonus strehimi. Aplikimi bëhet në muajin prill (për 2008-ën, u bë më 14 prill) dhe mund të përfitohet nga fondi për përballimin e qiradhënies. Ky fond parashikohet nga ligji 431/98 dhe është i rezervuar për personat dhe familjet që kanë nevojë për një mbështetje ekonomike në pagimin e qirasë.
Kategoritë
Kërkesat mund të paraqiten në bashki brenda 23 majit. Mund të paraqitin kërkesa të gjithë ata që në vitet 2006 dhe 2007, paguanin qira për një banesë të kategorisë kadastrore A2, A3, A4, A5 ose A6, me kontratë të regjistruar me emrin e tyre dhe që në 2006 kishin të ardhura vjetore të përgjithshme, (shuma e të ardhurave të të gjithe pjesetarëve të familjes) jo më shume se 11.117,08 euro – shuma e barabartë me dy pensioneve minimale Inps – dhe që paguanin një qira vjetore që merrte të paktën 14 % të këtyre të ardhurave. Mund të paraqitin kërkesë edhe ato familje që në të njëjtat vite kishin të ardhura vjetore të përgjithshme – me 516, 46 euro të zbritura për çdo fëmije në ngarkim – jo më të mëdha se kufiri për të përfituar nga ndërtesat publike, mbi të cilat qiraja vjetore rëndonte me 24%. Llogaritet gjithmonë qiraja që është paguar për vitet 2006 dhe 2007 si rezultat i kontratës së regjistruar sipas rregullave. Kontributi financiar do të mbulojë diferencën mes shumës efektive të qirasë dhe përqindjes se 14 ose 24 për qind, sipas dy rasteve të ndryshme që përmendëm më lart, por gjithsesi nuk mund të kalojë, në rastin e parë, 3098,74 euro, dhe në rastin e dytë shumën 2324,06 euro. Për vitin 2008, përcaktues për këtë proces ishte edhe numri i kërkesave të vlefshme që u paraqitën, për faktin se shifra e caktuar nga Rajoni i Piemontes për Bashkinë e Torinos ishte vendosur 22 milionë. Ky kontribut mund të shtohet më tej me 25 % në favor të familjeve me probleme sociale si (prani e personave mbi 65 vjeç, invalidëve, familje të nxjerra nga shtëpitë me gjyq, dhe të pasurit e fëmijëve në ngarkim).
Formulari
Kërkesa duhet përpiluar ekskluzivisht duke përdorur formularin e posaçëm që ofrohet falas nga Qyteti i Torinos dhe mund të gjendet pranë qendrave të grumbullimit, selive të minibashkive, Zyrës së marrëdhënieve me publikun në piazza Palazo di Citta n. 9/a dhe mund të shkarkohet edhe nga siti i Qytetit ëëë.comune.torino.it/informacasa. Kërkesat mund të paraqiten pranë Qendrave të mbledhjes së formularëve. Kërkesat mund të dërgohen gjithashtu me anë të postës me rekomandë AR, brenda datës 23 maj, ekskluzivisht në adresën në vijim: “Città di Torino- Settore Convenzioni e Contratti Ufficio Servizi per la Locazione – Via Corte d Appello 10 – 10122 Torino”. Duke nisur nga 15 shtatori dhe deri më 3 tetor, publikohet lista provizore e atyre që kanë të drejtë të përfitojnë prej fondit mbi bazën e dokumentacionit të paraqitur. Me të drejtën që i jep Rajoni i Piemontes, Bashkia e Torinos nuk procedon në dhënien e shumave nën 50 euro, kufiri minimal i përcaktuar nga administrata bashkiake. Për informacione dhe sqarime janë të aktivizuar numrat telefonike në vijim: 011 – 4424220/ 442422/ 4424346. Ata që nuk jane dakord me vendimin negativ të zyrës, mund të bëjnë ankesë pranë Qendrave Komunale të Mbledhjes së Kërkesave.
Rastet ku humbet shtëpinë me vendim gjyqësor
Lo sfratto (nxjerrja jashtë nga shtëpia me qera) quhet vendimi me anë të së cilit gjykatësi urdhëron dorëzimin dhe lëshimin e apartamentit të marrë me qera. Ky lloj vendimi gjyqesor mund të jetë :
1. Për shkak të mospagimit të qerasë mujore. Në rast se nuk paguhet qeraja, brenda 20 ditëve nga skadimi i afatit, mund të marrësh një vendim gjyqësor për lënien e apartamentit pas një tërheqje vërejtjeje përpara Gjykatësit. Në rast se qeramarrësi ka vështirësi ekonomike mund ti kërkojë Gjykatësit një afat për pagesën e kësteve të skaduar të qerasë. Këtë lloj afati Gjykatësi mund ta japë për një maksimim prej 90 ditësh.
2. Për mbarim kontrate qeraje (mbas 8 vjetësh për kontratat e lira dhe mbas çdo skadence në rast të kontratës tranzitore ose për studentët .
3. Nxjerrje nga shtëpia për nevojë të pronarit në rastet kur ky i fundit ka ndërmend të përdorë banesën për motive personela të parashikuar me ligj ose për të kryer punëtë detyrueshme nga normat në fuqi (mbas 4 vjetësh për kontratat e lira, mbas 3 vjetësh për të tjerat përveç kontratave tranzitore dhe studentore ).
4.Për mungesa e parregullsi të ndryshme në zbatimin e kontratës, të vërtetuara përpara Gjykatësit (dhënie me qera një pale të tretë, mbipopullim pa leje, keqpërdorim serioz, etj.)
Të blesh apartament në Itali
Ligji italian lejon blerjen e pasurive të patundshme nga i huaji sipas kushteve të mëposhtme:
1) i huaji që nuk jeton rregullisht: vetëm nëse e lejon ndonjë marrëveshje ndërkombëtare ose në rast se ekzistojnë marrëveshje reciprociteti, pra në qoftë se në vendin e tij të origjinës i lejohet një italiani të blejë apartament.
2) I huaji me “qëndrim të rregullt”, familjarët e tij dhe apolidët në Itali nga më pak se tre vjet; me leje qëndrimi për motive specifike ose kartë qëndrimi;
3) Qytetari komunitar dhe EFTA dhe apolid rezident nga më shumë se tre vjet: pa limit.
Lehtësimet fiskale për të huajt
Eshtë e nevojshme të dihen se cilat dokumente duhen konkretisht për të fituar të drejtat në Itali- të evidentohen se në cilat nga kategoritë i huaji mund të inkuadrohet. Përfitimi i lehtësirave fiskale, si “shtëpi për herë të parë” (prima casa). Ligji italian synon të lehtësojë dhe inkurajojë blerjen e apartamentit kryesor të banimit duke zvogëluar në mënyra të ndryshme taksat për kë e blen atë. Në mënyrë të veçantë, në momentin e blerjes , ai që blen pagon 3% (taksë regjistri), nëse blen nga një subjekt privat, ose me 4 % (IVA-TVSH) nëse blen nga një ndërmarrje ose shoqëri (përveç ndonjë rasti të veçantë), plus taksat hipotekare dhe katastale në masë fikse (aktualisht arrijnë vlerën 336 Euro). Edhe të huajit i lejohet përfitimi i lehtësirave fiskale për blerjen ë “shtëpisë së parë”, dhe i kërkohen të njëjtat kushte si edhe qytetarëve italianë. Të huajve me qëndrim të rregullt të shkruajtur në listat e të papunëve ose që janë të punësuar ose zhvillojnë aktivitet privat, kanë të drejtë, njësoj si qytetarët italianë, të përfitojnë nga politikat publike të strehimit , po ashtu edhe lehtësira në kredi për ndërtim, rikuperim, blerje ose qera për sigurimin e shtëpisë së parë të banimit. Një tjetër lehtësim fiskal i lidhur me blerjen e “shtëpisë së parë” lidhet me zbritjen (deri në njëfarë mase)nga taksa mbi të ardhurat i interesave të paguara për këstet e kredisë për blerjen e apartamentit të parë të banimit. Në fund, të ardhurat e përfituara nga “shtëpia e parë” nuk janë të taksueshme. Dokumentet
Leja e qëndrimit; quhen me banim të rregullt ata të huaj jokomunitarë të cilët kanë lejen e qëndrimit për:
a) motive pune; autonome ose punësimi (subordinato); ushtrim aktiviteti sipërmarrës individual (në fakt nuk ekziston në formë autonome dhe përfshihet; në leje qëndrimet për motive pune)
b)motive familiare, por të lidhura me leje qëndrimet e dhëna për motivet e treguara në pikën a). Nëse leje qëndrimet janë dhënë për motive të ndryshme i huaji nuk ka të njëjtat të drejta si qytetari italian, përveç rasteve ku ka marrveshje recioprociteti.
Karta e qëndrimit
Eshtë më e preferuar se leja e qëndrimit sepse; ka kohëzgjatje të palimituar, pra nuk ka nevojë të rinovohet; lejon zhvillimin e të gjithave aktiviteteve të ligjshme, përveç atyre që ligji ndalon në mënyrë të qartë të huajve ose që rezervon për qytetarin italian; lejon përdorimin e shërbimeve dhe pjesmarrjen në Administratën Publike.
***********************************************
Çfarë duhet të keni parasysh para se ta blini apartamentin
Blerja e shtëpisë është një hap i rëndësishëm për çdo familje. Dëshira e madhe për të blerë një shtëpi mund të bëjë që për një moment të humbim vëmendjen nga një sërë përkujdesjesh fillestare në momentin e blerjes. Komplikimet në këtë rast mund të jenë të shumllojshme dhe më i ndërlikuar bëhet ky hap për familjet e emigrantëve, duke pasur parasysh se vështirësive të natyrshme në blerjen e shtëpisë u shtohen ato të komunikimit dhe terminologjisë së veçantë të shitblerjes dhe normativave që rregullojnë këtë aspekt. Për personat që dëshirojnë të blejnë një shtëpi ose pasuri të patundshme vlerësimi i aspekteve pozitive dhe negative merr një rëndësi të veçantë. Rreziqet mund të jenë të llojit të ndryshëm duke filluar që nga cilësia e pasurisë se patundshme që blihet e deri te taksat dhe shpenzimet që pronari i ri duhet të paguajë gjatë një periudhe të papërcaktuar kohore. Shpenzimet për atë ç ka bleni mund të jenë të zakonshëme ose të jashtzakonshme dhe një nga detyrimet e kohës ku jetojmë është padyshim vënia në rregull sipas normave në fuqi të të gjithë impianteve të një shtëpie (impianti elektrik, i ngrohjes, i gazit , ascensori etj). Mos plotësimi i standarteve sipas normale mund tu shkaktojë probleme serioze me ligjin në rast të ndonjë aksidenti ose ngjarje të papritur. Sipas periudhës kur vendoset të blehet një shtëpi duhen pasur parasysh shumë variabile ekonomike dhe financiarë: në periudhat kur investimet shkojnë në drejtim të aksioneve ose fondeve dhe bursa ka vlera të larta çmimet e shtëpive tentojnë të mos ndryshojnë ose të ulen. Ndoshta është kjo lloj situate ajo më e favorshmja për të blerë shtëpi. Sidoqoftë ai që blen duhet të mendohet sipas ekspertëve më shumë se ai që shet, sepse rreziku që përballon është edhe më i lartë. Disa nga pikëpytjet mund të rrallohen disi, nëse në momentin që vendosim të blejmë kemi parasysh që: Të verifikojmë në komunën e rezidencës ekzistenca e lejes së ndërtimit, banueshmëria dhe të verifikohet se nuk ka ndryshim midis projektit të regjistruar të shtëpisë dhe projektit real dhe nëse ka ndërtime të verifikohet nëse pronai i mëparshëm ka bërë deklarimin e ndryshimit të mureve duke marrë edhe lejen përkatëse oseka paraqitur kërkesë për condono (një lloj falje administrative e parregullsive). Gjithashtu duhen verifikuar edhe deklaratat e konformitetit te impianteve të ndryshëm si ai elektrik, i gazit, kaldajës etj). Duhen kontrolluar të dhënat e katastës për banesën, kategoria, zona, klasi sepse në bazë të këtyre parametrave mund të parashikojmë deri diku sasine e taksave që mund te paguhen. Duhet të verifikojmë nëse ai që shet është vërtet pronari i ligjshëm i banesës dhe që mbi këtë banesë nuk ka hipoteka, limitime të ndryshme ose situata të tjera problematike të padeklaruara nga personi që e shet. Kujdes duhet bërë edhe nga ndonjë rast kur ai që shet mund të jetë një firmë ose ndonjë sipërmarrës në prag të falimentimit dhe rrezikohen si shtëpia ashtu edhe lekët e derdhura paraprakisht(kaparra). Të lexohet rregullorja e pallatit (nëse blejmë një hyrje në pallat), për të parë ndonjë limitim të mundshëm për atë hyrje, për kantinën, tarrazën, shkallën etj. Gjithashtu e rëndësishme për të pasur një ide sa më të qartë informohuni pranë administratorit mbi shpenzimet e përbashkëta. Mund të informoheni gjithashtu edhe për ndonjë pagesë të pakryer nga pronari i mëparshëm i shtëpisë, sepse blerësi është i detyruar me ligj të shlyejë detyrimet e vitit në vazhdim si dhe të vitit të shkuar së bashku të (me shitësin e banesës). Së fundi duhet pasur kujdes në dhënien e kaparës për blerje që jepet në momentin e kompromisit. Nëse nuk konkludohet shitblerja për faj të atij që kërkon të blejë humbet kjo shumë, ndërsa mund të dyfishohet në rast se kontratën e shkel shitësi i apartamentit.
Ky lajm është publikuar: 17/02/2009