E Diel, 1 Nëntor 2026

Diplomacia çeke luan me aplikimin e Shqipërisë në BE, kontradikta midis krerëve të lartë të saj

Diplomati çek: Aplikimi i Shqipërisë për në BE, brenda muajit qershor
Diplomacia çeke brenda saj vazhdon të mos kuptohet. Moskordinimi i mendimeve të tyre sjell një çorientim për vendin tonë, në lidhje me aplikimin e vendit në Bashkimin Evropian. Në qendër të sulmeve kundër këtij aplikimi është ambasadorja çeke, Fialkova e cila është në krye të kontestuesve dhe nuk lë ditë pa shfrytëzuar momentin për të kundërshtuar kërkesën për vendin kandidat, të cilës i bashkohet ambasadori amerikan Uilson dhe ai gjerman Bosch. Ndërsa nga ana tjetër qëndron deklarata më e freskët e Kryetarit të Komisionit të ligjeve në parlamentin çek, Marek Benda, i cili përkrah aplikimin e Shqipërisë brenda presidencës çeke, duke theksuar se Shqipëria nuk duhet të vonohet për aplikimin në statusin e vendit kandidat në Bashkimi Europian, përtej muajit qershorit. Kjo deklaratë krijon një çorientim jo vetëm mes diplomacisë çeke, të cilët qëndrojnë të veçuar, por edhe mes vetë ndërkombëtarëve. Kështu zëdhënësja e Solanës, Gallach, kryeparlamentari i Polonisë, Kancelarja Merkel dhe ndonjë shtet tjetër mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Këtij qëndrimi i bashkëngjitet edhe deklarata e deputetit çek, dhënë në Tiranë i cili mbështet aplikimin e Shqipërisë brenda presidencës çeke. Meqenëse kemi dhe presidencën e radhës të Bashkimit Europian, kemi ardhur të bisedojmë me palën shqiptare për aplikimin e statusit të vendit kandidat. Besojmë se koha ideale për të bërë një veprim të tillë, do të ishte brenda qershorit , pra brenda presidencës sonë, tha Benda. Sipas kryetarit të ligjeve të Çekisë së shpejti do të mbërrijë në Tiranë eksperti që do të ndihmojë në riformulimin e ligjit të lustracionit, ndërsa deklaron se ligji i maxhorancës duhet të vihet në zbatim vetëm në momentin kur të mos ketë përplasje me kushtetutën.Është e rëndësishme që të gjithë vendet ish- komuniste të ndahen nga e kaluara. Kur ne miratuam fillimisht ligjin tonë të lustracionit, pati kontestime të forta nga ndërkombëtaret sepse ata nuk e kuptonin. Ne do të sjellim një ekspert tonin për të zgjidhur problemet tekniko- juridike që ka ligji. Kur të jetë në përputhje të plotë me kushtetutën, atëherë mund ta vini në zbatim, u shpreh ai. Delegacioni çek do të zhvillojë takime me krerët e shtetit dhe përfaqësuesit politik të të gjitha forcave. Ndërkohë që ligji i dosjeve, ndodhet i pezulluar në kushtetuese në pritje të vendimit të Komisionit të Venecias.
Ambasadorja çeke dhe ministri i jashtëm çek, kundër aplikimit
Për mosaplikimin e Shqipërisë në BE gjatë kësaj periudhe, janë të të njëjtit mendim ambasadorja çeke në Tiranë Marketa Fialkova, si dhe ministri i saj i jashtëm çek Karel Shvarcenberg, deklaratat e të cilëve janë një kundërthënie e kreut të qeverisë, Berisha, i cili përsërit në mënyrë të vazhdueshme qëndrimin e pandryshueshëm të qeverisë për kërkesën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, deri në fund të qershorit. Fialkova nga ana e saj i qëndron strikt mendimit që qeveria shqiptare të mos nxitohet me marrjen e vendimit për aplikimin, pasi sipas saj pavarësisht se kur qeveria shqiptare do të vendosë të aplikojë për statusin e vendit kandidat, shqyrtimi do të jetë vetëm pas zgjedhjeve të qershorit, madje pas publikimit nga ana e Komisionit Europian të progres-raportit të përvitshëm të vjeshtës. "Përgjigja do të vijë pas zgjedhjeve elektorale, ose në tetor të këtij viti kohë, që përkon me prezantimin e progres-raportit për Shqipërinë, u shpreh ajo. Ambasadorja çeke në Tiranë, përforcon qëndrimin e ministrit të jashtëm Shvarcenberg, në mbledhjen e ministrave të jashtëm të vendeve të unionit. "Nuk ka dyshim që presidenca çeke dhe suedeze janë më të hapurat në shtrirjen e BE-së në Ballkan. Shqipëria është e ftuar të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Nëse ju do më ftoni në shtëpinë tuaj, unë e pranoj ftesën, por nëse në atë moment janë çarë tubat dhe shtëpia noton në ujë, ju nuk do jeni shumë mikpritës. Nga kriza ekonomike BE është si një shtëpi e mbushur me ujë. Pra nxirrini vetë konkluzionet e kësaj", vijoi Schëvarzenberg. Vonesa e Shqipërisë për të aplikuar për statusin kandidat e bën të vështirë për presidencën aktuale të BE-së për ti hapur derën vendit. Me gjithë mbështetjen dhe vullnetin e mirë të çekëve, aplikon apo jo Shqipëria në këtë gjashtëmujor, duket se vendimi për ti dhënë mandat Komisionit për të vijuar me këtë proces do të merret nga presidenca e ardhshme suedeze, pas zgjedhjeve të 28 qershorit në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›