Ceka: Traktati i anëtarësimit në NATO, trofeu i gjithë shqiptarëve
Nënkryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Neritan Ceka e ka cilësuar dokumentin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO si trofeu më i madh që ka arritur ndonjëherë vendi. Ftesa e djeshme, ishte festa e një kombi për garancinë e lirisë së tij, nuk është festa e një partie, e një njeriu, u shpreh Ceka, duke shtuar se jam dakord që kjo festë nuk mbaron sot, ka dhe ngritjen e flamurit si dita e humbjes së pavarësisë, e një rreziku ku kombi shqiptar u gjet i pambrojtur dhe është një shlyerje e kësaj të premte të zezë.
Mendoj që të kthehemi tek kartat, e të diskutojmë se e ardhmja e shqiptarëve varet tek këto, e zvogëlon dimensionin që kemi arritur. Duhet të kishin parashikuar edhe ditë, ta kishin shkruar që këto do merren pa para, të mos i ngremë sot këto argumente. Kjo mund të bëhet edhe një bumerang, nëse njerëzit do të presin për ti marrë ato falas. Ceka theksoi se 4 prilli është edhe një kartë identiteti e re për shqiptarët bashkë me MSA-në. Jemi në një vit të ri, ku shqiptarët kanë marrë certifikatën që lë pas disa akuza. Le të përpiqemi jashtë interesave personale të promovojmë këtë lloj imazhi edhe brenda vendit, frika nuk është vetëm tek kartat, por kjo klasë politike nuk është e zonja që ti qëndrojë kësaj zgjedhjeve, tha Ceka.