E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zogaj: NATO, qeveria do të përmbushë të gjitha detyrimet

Deputeti i PD, Preç Zogaj deklaroi dje në kuvend se do të përmbushen të gjitha detyrimet e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO me një përgjegjësi të plotë. Mirënjohja jonë për vendet partnere ka emrin përgjegjësi, anëtarësimi do të na përmirësojë, do ti përmbushim detyrimet e tij si asnjë vend tjetër, u shpreh Zogaj, duke shtuar se ajo që ne do të japim, nuk do të jetë kurrë me përmasat e asaj që kemi fituar e po fitojmë pas pesëqind vjetësh me flamurin kuqezi në shtëpi. Sipas tij, të gjitha të tjerat do të jenë sipas kodit të shtëpisë, përfshirë zgjedhjet që janë pika kryesore e kësaj mazhorance.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›