Paloka-Opozitës: Ju nuk kërkonit hyrjen e Shqipërisë në NATO
Deputeti i PD, Edi Paloka ka vijuar debatin e mburrjes të futjes së Shqipërisë në NATO me opozitën. Fakti që ne e futëm Shqipërinë në NATO, ju bën juve të dilni edhe kundër NATO-s, jo se jeni kundër tij, nuk e vë në dyshim këtë, ju ka bërë të mbani këtë pozicion, u shpreh Paloka, duke iu drejtuar opozitës.
Nuk ia tregoni dot shqiptarëve që jeni po kaq fitues sa ne, inati shprehet edhe me qeshje histerike, vijoi Paloka. Sipas tij, ylberistët e Ramës çonin e-maile nëpër botë, që u kërkonin të mos hynte Shqipëria në NATO. Grupi parlamentar socialist kishte edhe burra të zgjuar, po të ishin ata sot të paktën do i kishin mëshuar të luanim rolin për tu gëzuar. Ju ftuam edhe në festën e përbashkët edhe atë kërkuat ta bënit veç, nuk është faji ynë që ju doli ai rezultat, ju e donit veç, e provuat e patë rezultati, tha Paloka, duke shtuar se nuk është faji ynë që ju dështuat para dy ditësh e kërkuat vet, të paktën luani rolin sikur jeni gëzuar, është në të mirën tuaj, po i tregoni shqiptarëve që nuk jeni gëzuar aspak që Shqipëria ka hyrë në NATO.