E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndoka- Engel: Shqetësimet e PDK, në Komisionin e Jashtëm të Kongresit

Gjatë zhvillimit të vizitës disa ditore në SHBA, kryetari PDK-së, Nard Ndoka ka zhvilluar disa takime të rëndësishme me përfaqësues të komunitetit shqiptar në New York. Gjatë këtyre takimeve kreu i PDK-së ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj SHBA për mbështetjen e jashtëzakonshme që i ka dhënë Shqipërisë, në procesin reformave demokratike, që çuan në anëtarësimin në NATO, duke shprehur mirënjohje të veçantë për presidentët e SHBA-ve, Klinton dhe Bush. Ndër të tjera, kryetari i PDK-së informoi të pranishmit mbi aktivitetet politike të partisë Demokristiane, si një nga forcat politike, më progresive, dhe me një rritje të shpejt në spektrin politik. Megjithatë ai theksoi se pavarësisht përpjekjeve për të kufizuar pluralizmin politik dhe konkurrencën alternative nga dy partitë e vjetra politike, PD dhe PS, partia Demokristiane, në këto zgjedhje do të jetë faktor i rëndësishëm politik i qendrës së djathtë. Mark Lumaj është prezantuar nga si kandidati i partisë Demokristiane për Malësinë e Madhe, i cili gjithashtu është edhe përfaqësues i diasporës shqiptare në SHBA. Me zyrtarët e lartë të Bashkisë së New Yorkut, kreu i PDK- së zhvilloi një bisedë të ngrohtë, ku u vu theksi tek bashkëpunimi midis tyre dhe komunitetit shqiptar. Një rrugë në këtë qytet do ti jepet emri i Nënë Terezës. Një takim tjetër i veçantë për kryetarin e PDK-s, ka qenë me kongresmeni Eliot Engel si një mik dhe përkrahës i shqiptarëve. Ndër të tjera gjatë bisedimeve u diskutua edhe për zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, mbi reformën gjysmake zgjedhore mbi institucionet e pavarura dhe mbi domosdoshmërinë e thellimit të reformave që garantojnë zgjedhje të lira dhe një ndarje të qartë të pushteteve. Në fund të këtij takimi Engel garantoi kryetarin e partisë Demokristiane se shqetësimet e tij do të diskutoheshin në Komisionin e Jashtëm të Kongresit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›