E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Diplomacia në skandale korruptive”

 

Kryetari i Komisionit të Integrimit të Asamblesë Kombëtare socialiste, deputeti Taulant Balla, akuzoi Ministrinë e Jashtme se nuk po mban asnjë qëndrim ndaj fakteve mediatike për korrupsion në konsullatat shqiptare në disa kryeqytete të Evropës. "Investigimi i gazetarëve ka nxjerrë në pah faktin tmerrësisht të dhimbshëm, se shërbimi konsullor i Republikës së Shqipërisë në Milano, Bari, Romë, Athinë, Selanik, Janinë etj., të paguar për t'i shërbyer bashkë-atdhetarëve tanë emigrantë, është kthyer në një strukturë kriminale zhvatjeje dhe falsifikimi", tha Balla. Ai akuzoi ministrinë e jashtme për ekzistencën e këtij rrjeti. "Ky rrjet zhvatës dhe falsifikatorësh është ngritur nëpër ambasadat dhe konsullatat shqiptare me bekimin dhe përzgjedhjen e Lulzim Bashës", tha Balla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›