E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Drejtësia, duhen figura me integritet”

 

Deputeti i PD-së Aldo Bumçi, njëkohësisht zëdhënës i grupit parlamentar të kësaj partie, u shpreh dje në një konferencë për shtyp, "se njerëzit e sistemit të drejtësisë duhet të jenë figura me integritet dhe të paanshëm, bazuar kjo dhe në rezolutën e Gjykatës Evropiane të së Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës". "Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka miratuar 10 parime bazë mbi të cilat duhet të bazohet sjellja e gjyqtarit, ndër të cilat veçoj parimin e paanshmërisë të gjyqtarëve dhe të integritetit të tyre moral", nënvizoi Bumçi, duke shtuar se përsa i takon parimit të parë, paanshmërisë, gjyqtarët duhet të ushtrojnë funksionet e tyre me paanshmëri dhe të garantojnë aparencën e paanshmërisë. "Pra jo vetëm të sillen dhe të japin drejtësi, por edhe aparenca dhe dukja e sjelljes së tyre duhet të jetë e tillë", tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›