E Hënë, 2 Nëntor 2026

"Diplomacia të identifikojë autorin e sulmit"

12/02/2005  Prokuroria e Sarandës, kryen me sukses dokumentimin e ngjarjes së rëndë

Të shtëna të artilerisë së rëndë, mbi anijen shqiptare në ujërat tona

TIRANË – Qëllimi i të shtënave të motoskafit të rojës bregdetare greke në drejtim të anijes shqiptare të peshkimit dy ditë më parë, ka qenë vrasja e akuipazhit të saj. Në orën 2.15 minuta të dy ditëve më parë, prokurorët dhe hetuesit e Prokurorisë së Sarandës, janë ndodhur vetëm pak çaste pas ngjarjes, në vendin ku një anije shqiptare, ishte qëlluar me artileri të rëndë, nga roja bregdetare greke. Ngjarja ka ndodhur në kanalin e Korfuzit në afërsi të Gjirit të Butrintit. Hetuesit dhe ekspertët e thirrur nga Prokuroria e Sarandës, kanë dokunentuar veprën penale, duke kryer të gjitha verifikimet e rastit. Është shoqëruar ekuipazhi i anijes tonë, janë bërë tabelat fotografike matjet ekspertizat dhe kqyrjet tjera hetimore. Në fund të këtyre procedurave, pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve, hetuesit e Prokurorisë së Sarandës, kanë mbërritur në përfundimin, se artileria greke, ka patur për qëllim të vrasë akuipazhin shqiptar të anijes, e cila peshkonte në ujërat tona territoriale.

Hetimi

“Anija shqiptare është qëlluar me artileri të rëndë, nga të gjitha anët e saj. Nga të dhënat hetimore të deritanishme, na rezulton se arma me të cilën është qëlluar nga pala greke, është kalibër i rëndë 12.7 mm nga një motoskaf i marinës greke”. Kështu u shprehën dje për gazetën “Metropol” titullarët e Prokurorisë së Sarandës, të cilët po vazhdojnë mbikqurjen dhe interesimin maksimal për ecurinë e hetimit. Sipas tyre shumë shpejt, Prokuroria shqiptare do të dërgoje letërporosi në Greqi, me qëllim bashkëpunimin me institucionet homologe atje. “Për momentin nuk kemi të dhëna për autorët e incidentit, por do të operojmë nëpërmjet letërporosive, pasi ata janë të shtetësisë greke”, thanë burimet nga Prokuroria e Sarandës. Sipas Prokurorisë së qytetit jugor, ky institucion ka filluar prej dy ditësh procedimin penal për ngjarjen dhe është duke kryer me intensitet veprimet e duhura hetimore.

Protesta

Gjatë hetimit të incidentit në vendin e ngjarjes, Prokuroria e Sarandës ka bërë njoftimin e institucioneve të Tiranës për ngjarjen. “Kemi njoftuar Ministrinë e Rendit menjëherë sapo jemi lajmëruar për ngjarjen dhe kemi kërkuar nëpërmjet saj, mbajtjen e një note proteste për incidentin e rëndë”, vijuan burimet e organit hetimor nga Saranda. Incidenti i armatosur, ndodhi dy ditë më parë, në orën 14,15. Anija shqiptare me pronar Kreshnik Çelën dhe marinarë Dritan Çelen dhe Kostaq Kaçorrin, kanë qenë duke peshkuar në kanalin e Korfuzit, pranë Gjirit të Butrintit. Anija me flamurin shqiptar, nuk i kishte kaluar ujërat tona territoriale, kur motoskafi i Rojës bregdetare greke i ka kërkuar të afrohej. Greket i kanë kërkuar ekuipazhit shqiptar të shkonte pas motoskafit duke e argumentuar këtë më faktin se anija shqiptare kishte hyrë në ujërat territoriale të Greqisë. Ekuipazhi i anijes shqiptare e ka kundërshtuar urdhrin e dhënë nga grekët, duke konfirmuar se anija e tyre ndodhej brenda ujërave territoriale shqiptare. Rojet bregdetare greke, kanë qëlluar fillimisht në ajër dhe me pas në drejtim të anijes shqiptare gjithë irritim, por më pas janë larguar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›