E Hënë, 2 Nëntor 2026

Çmimi i tokës bujqësore sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë

12/02/2005  Zbardhet formula e vendosjes së tregut real të pronave

Parlamenti ka marrë dje zyrtarisht metodikën e vendosjes së çmimit të tokave për procesin e kthimit dhe kompensimit të ish-pronarëve. Sipas propozimit të Komitetit Shtetëror të kryesuar nga Sokrat Sinaj, çmimi për tokën bujqësore do të jetë, [(100 * Fit. neto) / % e interesit bankar]* (Kf.gr)* (K.uitj) * [K.dist.] *[K.zhvll) * (K.shfrytëzimit). Pra do të jetë fitimi neto i pjesëtuar me interesin bankar dhe i shumëzuar me koeficientin e grupimeve, koeficientin e ujitjes, koeficientin e distancës, koeficientin e zhvillimit dhe koeficientin e shfrytëzimit, që do të japë vlerën përfundimtare që do të ketë një pronë. Përfituesit më të mëdhenj do të jenë ata që e kanë tokën më afër me tregun dhe qendrat e banuara. Ndërsa do të jetë vaditshmëria e tokës që do të ketë një peshë më të konsiderueshme në vlerën e tregut. Kjo për vetë faktin se sa më e vaditshme që të jetë një tokë, aq më shumë prodhim presupozohet që të ketë. Megjithatë për të shmangur abuzimet subjektive, Komiteti i Pronave do të paraqesë dhe një studim më të gjerë mbi vlerën e tokës në të gjitha zonat e Shqipërisë. Në këtë studim do të shërbejnë të dhënat publike të institucioneve zyrtare të shtetit. Gjithashtu është preferuar që të mos merret parasysh fitimi neto që mund të vijë nga mbjellja e kulturave që kanë zënë njësi të vogla toke. Gjithsesi kriteret janë tashmë në dorë të deputetëve për t'u ndryshuar, ose jo. Pritet që brenda muajit shkurt, parlamentarët të japin vendimin e tyre përfundimtar.

Botohet e plotë mënyra e vlerësimit të tokësbujqësore për procesin e kthimit dhe kompensimit. Drafti pritet të votohet në parlament brenda shkurtit

Çmimi=[(100*Fit.neto)/% e interesit bankar]*(Kf.gr)* (K.uitj)*[K.dist]* [K.zhvll)*(K.shfryt)

Harta e çmimeve të deklaruara një javë më parë

Çmimi për tokën bujqësore varion nga

3.4 euro në zonën e Lushnjës

3.8 euro në zonën e Beratit

Trojet në zonat urbane në Tiranë

78 euro për metër katror

606 euro për metër katror

Trojet në zonat turistike

40 euro për metër katror

210 euro për metër katror

133 mijë ha tokë për kompensimin financiar

Qeveria ka dhënë 2 milionë dollarë në një vit për kompensimin financiar

Meta: Të abrogohet ligji për legalizimet

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon që të hartohet një ligj i ri për të përmbushur procesin e legalizimit në vendin tonë. Sipas kreut të kësaj partie, Ilir Meta, ligji i hartuar nga qeveria dhe miratuar nga parlamenti është bërë për të kaluar radhën. Kjo parti ka propozuar që çmimi i tokës në zonat që do të legalizohen të vlerësohet në bazë të çmimeve të tregut në vitin 1993. Meta ka kundërshtuar propozimet e bëra nga Partia Demokratike, pasi, sipas tij, „janë vetëm deklarata në prag fushate zgjedhore“. Kuvendi ka miratuar ligjin e legalizimeve, ku bëhet e qartë në nenin 10, se vlerësimi i pronës bëhet sipas vlerës së tregut në çastin e kryerjes së legalizimit. Prandaj, LSI-ja ka kërkuar që të bëhet një amendim. Gjithashtu këmi kërkuar që të abrogohet ligji për legalizimet“. Për kreun e LSI-së, ligji aktual do të mund të fillonte zbatimin vetëm pas disa vjetësh dhe ka një mori çështjes që ky ligj nuk i zgjidh. Një çështje e veçantë është dhe urbanizimi, i cili për kreun e LSI-së do të nxirte në rrugë mijëra njerëz. Ndërkohë që Partia Socialiste kembëngul se Kuvendi do të vendosë për çmimin e legalizimit dhe Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave do të vendosë për metodikën, Meta thotë se „Kuvendi ka aprovuar ligjin që përcakton çmimin e tokës me vlerën e tregut në çastin e legalizimit dhe nuk ka se çfarë të vendosë më, dhe Komiteti do të përcaktojë metodikën mbi këtë nen dhe për këtë arsye LSI-ja kërkon abrogim të ligjit për legalizimet“.

Për tokat truall propozohen dy formula

Nuk ka kompensim në tokë shtetërore nën 1000 m2

Për vlerësimin e trojeve, Komiteti i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka vendosur të propozojë dy formula. "Metoda që bazohet në çmimin e tregut (për këtë qëllim përdoren të dhënat e agjencive imobiliare ose ato të zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme) dhe metoda që bazohet në kriteret e ndërtueshmërisë së tokës (në qoftë se për çdo qytet apo komunë do të kishim planin rregullues do të ishim në gjendje të përcaktonim vlerën e çdo trualli)", thuhet në metodikën e paraqitur në parlament. Megjithatë, pronarët nuk do të kenë të drejtë që si kompensim të marrin nën 1000 m2 nga toka shtetërore. Në rast se kërkesa për kompensim është më e vogël do të gjenden rrugë të tjera. "Kthimi dhe kompensimi fizik i trojeve brenda vijave të verdha të qendrave të banuara, kryhet vetëm në përputhje me studimet urbanistike të miratuara. Për trojet e gjendura brenda vijave të verdha të qyteteve, njësia minimale e kompensimit fizik është 1000 m2. Trojet shtetërore nën këtë sipërfaqe, në të cilat, sipas studimeve të miratuara, janë parashikuar ndërtime me karakter jopublik, kalojnë në dispozicion të KKKP. Të ardhurat nga ndërtimi për këtë pjesë të truallit do të jenë pjesë e fondit të kompensimit sipas përcaktimit të nenit 23 të Ligji 9235. Në mungesë të planeve rregulluese (në fakt në shumicën e qyteteve janë në fuqi planet rregulluese të hartuara para viteve 1990) dhe në mungesë të të dhënave të sakta të shitblerjes së "trojeve nuk mund të flasim për një treg të njohur të trojeve të ndërtimit. Prandaj, si metodë më e përshtatshme do të ishte metoda indirekte që bazohet në tre faktorë".

Principi i kësaj metode konsiston në llogaritjen e fitimit vjetor të tokës. Mbi bazën e fitimit mund të llogaritet gjithashtu çmimi i tokës nëpërmjet kapitalizimit të fitimit. Për të gjetur fitimin është e domosdoshme të gjejmë së pari rendimentin, koston për realizimin e tij, të ardhurat që merren nga prodhimi për njësi sipërfaqeje, fitimin dhe pastaj kapitalizimin e tij. Metoda ka disa etapa studimi dhe llogaritjesh, të cilat janë detajuar më poshtë:

1.1. Përcaktimi i strukturës së mbjelljeve

Për këtë që1lim do të konsiderohet vjetari statistikor i botuar nga Ministria e Buqësisë dhe Ushqimit, sipas rretheve. Kështu, për 10 vjetët e fundit merren strukturat e mbjelljeve dhe në këto zgjidhen tre vjet me vazhdimësi. Strukturat janë karakteristike në një rajon të caktuar bujqësor. Për përcaktimin e strukturës do të merrten në konsideratë kulturat bujqësore që zënë deri 0.5 për qind të sipërfaqes. Kulturat me përqindje më të vogël do të eliminohen.

1.2. Vlerësimi i prodhimtarisë (rendimendit)

Në esencë të vlerësimit të redimentit qëndron lidhja që ekziston ndërmjet prodhueshmërisë dhe cilësive të brendshme dhe faktorëve të jashtëm të një toke. Në këtë mënyrë, disa cilësi të tokës janë vendimtare për pjellorinë, pra dhe cilësinë e tokës. Tokat, sipas cilësive të tyre të brendshme, cilësi që kondicionojnë prodhimin, kategorizohen në 10 klasa, të cilat, për lehtësi studimi (pa prekur aftësitë agronomike), janë përmbledhur në 5 grupime.

1.3. Vlerësimi i fitimit (neto) në njësi të tokës bujqësore

Duke patur të llogaritur strukturën për 1 ha të tokës bujqësore për tërësinë e kulturave,

rendimentin e siguruar për çdo kulturë, pra dhe prodhimin e marrë nga njësia e sipërfaqes,

llogariten të ardhurat (prodhim x çmimin e tregut), shpenzimet dhe fitimin neto (të ardhurat - shpenzimet = fitimin neto).

1.4. Llogaritja e çmimit potencial të tokës sipas metodës së kapitalizimit të vlerës së fitimit neto (toka të grupit të parë).

Konsiston në logjikën ekonomike, sipas së cilës një ish-pronar, i duhet të sigurojë një çmim të tillë shitjeje të tokës së tij që duke e depozituar në banke të mund të prekë një interes vjetor të barabartë me fitimin neto që do i siguronte toka, duke e kultivuar atë. Formula që përdoret në këtë rast është: Çmimi potencial i tokës = (100 * fitimi neto) / % e interesit bankar.

1.5. Llogaritja e çmimit për tokat e grupimeve të tjera.

Për tokat e kategorive nga e dyta në të pestat do të përdoren përqindjet reduktuese të potencialiteteve agronomike (ose koeficiente reduktues). Diferencat në prodhimtari vijnë si rezultat i aftësive të ndryshme prodhuese, të cilat janë llogaritur si mesatare e rendimenteve të

marra në prodhim dhe në mënyrë eksperimentale. Përqindjet e reduktimit janë:

Grupimi i I-rë -Grupimi të II-të = reduktohet me 17% (ose * 0.83)

Grupii i I-rë -Grupimi të III-të = reduktohet me 35% (ose * 0.65)

Grupimi i I-rë -Grupimi të IV-t = reduktohet me 53% (ose * 0.47)

Grupimi i I-rë -Grupimi të V-ë = reduktohet me 72% (ose * 0.28) ..

Koefiçientet e korrektimit

Veç cilësive që analizuam më 1art, në v1erën e tokës ndikojnë në mënyrë sinjifikative edhe faktorë të tjerë, influenca e të cilëve do të shprehet me anë të koeficientëve korrektues. Faktorët më të rëndësishëm që duhen marrë në konsiderate janë: (i) ujitja, (ii) distancat nga qendrat urbane, industriale apo turistike, (iii) zhvillimi ekonomik dhe social i zonës dhe perspektiva e zhvillimit.

1.Koeficienti i ujitjes

Sipas kategorive të tokës të grupuara më lart, bazuar mbi llogaritjet eksperimentale, rezulton se një faktor shumë i rëndësishëm kufizues është uji. Me uljen e kategorisë së tokës, efekti i faktorit ujë ulet. Faktori ujë është më i rëndësishëm në kushtet e kultivimeve intensive ose thënë ndryshe në tokat me potencialitete të 1arta agroprodhuese, të cilat përdoren për kultura fitimprurëse si perime, misër, pemtore moderne. Koeficientët e ndikimit të faktorit ujë, sipas kategorive të tokës, jepen si më poshtë:

Grupimi i parë: 0.6

Grupimi i dytë: 0.7

Grupimi i tretë: 0.8

Grupimi i katërt: 0.9

Grupimi i pestë: 0.9

2. Koeficientët për distancat nga qendrat urbane, industritë përpunuese dhe bregdeti

Koeficientët në fjalë përfaqësojnë përqindjet që zënë shpenzimet e rrugës (transport) në shpenzimet e përgjithshme të fermës. Këto koeficientë përdoren për tokat e grupuara në grupimin e parë, të dytë dhe të tretë. Për grupimet e pera (IV dhe V) këto koeficiente nuk

aplikohen për faktin se fermat e vendosura në këto toka prodhojnë për autokonsum familjar dhe nuk dalin në treg, pra nuk kanë mundësinë për të prodhuar për të tjerët, duke qenë se tokat e tyre kanë aftësi potenciale agroprodhuese të kufizuara. Koeficientët për tre kategoritë e tokave do të jenë respektivisht:

1.00 për tokat e vendosura në distancat deri në 10 km,

0.985për tokat e vendosura nga 10 deri në 20 km,

0.97 për tokat e vendosura nga 20 deri në 30 km dhe,

0.93 për tokat e vendosura më shumë se 30 km nga qendrat urbane dhe industriale.

3. Koeficienti i zhvillimit

Ky koeficient ka të bëjë me faktin se në një rajon, në të cilin investohet më shumë për tokën dhe prodhimin supozohet se potenciali i saj agroprodhues rritet në kordacion të drejtë me investimet. Nga studimi i vjetarit statistikor për të ardhurat e realizuara nga prodhimi bujqësor rezulton se ka diferenca ndërmjet rajoneve bujqësore. Sondazhet e bëra ne rajon, në zonat me bujqësi intensive dhe në toka të kategorisë së parë tregojnë se investimet e bëra mbi tokën dhe prodhimin janë deri në 10% të fitimit nëto. Për arsyen e mësipërme territori bujqësor i vendit klasifikohet në 4 rajone me koeficientët përkatës. Brenda një rajoni përmblidhen të gjitha tokat me një interval të përafërt investimi.

Rajoni i parë: Qarku Fier, Berat, Tiranë, me koeficient = 1.00

Rajoni i dytë: Qarku Vlorë, Gjirokastër, Durrës, me koeficient = 0.97

Rajoni i tretë: Qarku Shkodër, Lezhë, Dibër, me koeficient = 0.95

Rajoni i katër: Qarku Korçë, Kukës, E1basan, me koeficient = 0.93

4. Koeficienti i shfrytëzimit të tokës

Në kushtet klimatiko -tokësore të vendit tonë (zonë mesdhetare: temperatura të larta, diellëzim të lartë, me dritë të mjaftueshme) një pjesë e sipërfaqes së tokës pas korrjes së një bime drithi (cereale) mund të përdoret për një bimë tjetër, e cila mund të realizojë prodhimin brenda një kohe, e cila lejon kultivimin e një bime tjetër në pranverën e ardhshme. Në këtë mënyrë, 1 ha tokë mund të përdoret më shumë se një herë brenda të njëjtit vit bujqësor. Nga analiza e sipërfaqeve të mbjella (vjetari statistikor i MBU) rezulton se mesatarisht në zonën bregdetare koeficienti i shrytëzimit të tokës varion nga 1.20 deri në 1.25, në zonat kodrinore të ujitëshme në 1.15 dhe në zonat malore në 1.05. Pra fitimin e realizuar në këto sipërfaqe, duhet të shumëzohet me koeficientët e mësipërm.

II. VLERËSIMI I TOKAVE PYJORE, LIVADHEVE, KULLOTAVE DHE PYJEVE.

1. Tokat pyjore do të vlerësohen me të njëjtën metodë që do të aplikohet për tokat bujqësore.

2. Vlera e livadheve dhe kullotave do të jetë ekuivalente me vlerat e llogaritura të tokave bujqësore të grupimit të pestë.

3. Vlera e pyllit prodhues do të përcaktohet sipas 5 klasave të prodhimit që do të thotë se do të merren parasysh volumi drusor dhe cilësitë e tokës nën pyll.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›