Diplomacia ushtarake e Samitit te Bukureshtit
Si ka mundësi që koncepti "diplomaci" të bashkëveprojë njëkohësisht me atë ushtarak? Kjo është e vërtetë. NATO është i vetmi organizëm prestigjioz aktualisht në botë, që e përdor me shumë efikasitet këtë mekanizëm. Ai ndërthur politikat e reformimit demokratik me ato të angazhimit ushtarak, mbështet drejtimin civil të ushtrisë, duke forcuar bazën profesionale të saj, ofron një bashkëpunim rajonal, kontinental e më gjerë, duke përdorur edhe mekanizma ushtarake. Por diplomacia ushtarake e NATO-s është e pranishme edhe në politikat e saj të zgjerimit.
Të jesh anëtar i NATO-s nuk do të thotë të kesh një ushtri profesionale. Të jesh anëtar i NATO-s nuk do të thotë të përmbushësh detyrimin e saj të akordimit të 2% të GDP-së për forcat ushtarake etj. Anëtarësimi në NATO do të thotë të kesh funksionale një shoqëri me standarde demokratike, do të thotë të aplikosh një sistem ku respektohet ekonomia e tregut, prona private, e drejta e njeriut, do të thotë të zbatosh politika të fqinjësisë së mirë dhe të japësh kontribut për forcimin e sigurisë ndërkombëtare etj. Anëtarësimi në NATO është "paradhoma" e anëtarësimit të vendeve evropiane, që nuk janë anëtare, por aspirojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian. Ndaj, edhe anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është një ngjarje që ka rëndësi me përmasa historike.
A i përmbush Shqipëria të gjitha parametrat dhe standardet e kërkuara për t‘u bërë pjesë aktive në vendimmarrjen e kësaj aleance të madhe jo vetëm ushtarake? Askush nuk mund t‘i përgjigjet me një "po" gjithëpërfshirëse kësaj pyetjeje. Por a ka bërë hapa konkretë vendi ynë drejt procesit të anëtarësimit në këtë organizatë, si dhe në BE? Pa dyshim që po. Përveç vullnetit të plotë politik e shoqëror që ekziston në vend për t‘u bërë pjesë e strukturave euroatlantike, çka përbën një tregues jo pak të rëndësishëm për anëtarësimin në NATO, Shqipëria ka arritur rezultate të prekshme në reformimin politik dhe në forcimin e institucioneve demokratike, në zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe në transformimin e ushtrisë nga një ushtri kazerme në profesionale, në rritjen e rolit të shoqërisë civile për pjesëmarrje në drejtimin e vendit, në rolin konstruktiv që Shqipëria ka luajtur dhe luan në të gjitha zhvillimet, shpeshherë dramatike, në rajonin e Ballkanit, në kontributin që Shqipëria e vogël jep për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar etj.
Dhe për të gjitha këto arritje duhet përgëzuar vetë shoqëria shqiptare dhe klasa e saj politike. Por, a ka ende probleme jo të vogla në vend që presin zgjidhje? Natyrisht që po. Të tilla janë emancipimi i vazhdueshëm i shoqërisë dhe i klasës politike. Kjo e fundit, duhet të marrë, një herë e mirë, rolin drejtues që i përket, duke mos mbetur "peng" i nivelit mesatar inaktiv shoqëror. Vendi duhet të konsolidojë ato arritje të brishta të reformimit politik dhe të realizimit me sukses të një procesi të pakontestueshëm zgjedhor. Klasa politike shqiptare duhet të dijë të përdorë me efikasitet instrumentin e konsensusit për politika madhore të vendit, jo vetëm për ato që kanë të bëjnë me fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, siç janë edhe proceset e anëtarësimit në BE, NATO etj., por edhe për probleme madhore në zhvillimet e brendshme social-ekonomike në vend, të cilat kanë nevojë për zgjidhje konsensuale dhe afatgjata. Të zhvillosh demokracinë nuk do të thotë që gjithnjë të "luftosh" nga llogorja jote e skajshme.
Të zhvillosh demokracinë do të thotë të bësh politikë, në radhë të parë, për "fanellën" kombëtare dhe, pastaj, për atë partiake. Të forcosh institucionet demokratike në vend duhet t‘i kundërvihesh me të gjithë forcën korrupsionit dhe informalitetit, krimit ordiner dhe atij të organizuar, të forcosh institucionet e drejtësisë, duke u krijuar atyre kushte për profesionalizëm dhe mbrojtje nga kapja e krimit, por edhe e shtetit. Për të realizuar këto standarde të larta perëndimore duhet të ruash një administratë karriere profesionale, e cila duhet të jetë e mbrojtur nga ndryshimet politike. Këtyre proceseve profesionale e të karrierës, brenda parametrave të përcaktuar nga NATO-ja, duhet t‘i nënshtrohen edhe Forcat tona të Armatosura. Reformimi i tyre duhet të jetë i vazhdueshëm, sa më larg ndikimeve politike etj. Besoj se të gjithë e pranojmë që "detyrat e shtëpisë" janë të shumta. Ato duhen pranuar si të tilla dhe zgjidhja e tyre duhet të jetë prioritet. Përmes vullnetit politik, të gjitha këto probleme janë të zgjidhshme, madje, në kushtet e Shqipërisë, ato zgjidhen brenda edhe një kohe të shkurtër.
Por, shumëkush nuk ndjehet mirë kur shikon se politika jo rrallë detyrohet ta zgjidhë këtë problematikë si rezultat i presionit ndërkombëtar. Duhet kuptuar se reformat në Shqipëri duhet të kryhen, në radhë të parë, për shtetasit e këtij vendi, për vetë vendin tonë dhe për mbarë kombin shqiptar. Fakti që gjuha e përbashkët midis forcave politike gjendet në momentet e fundit, që problemet zgjidhen kur rritet presioni ndërkombëtar, tregon se hapat merren të sforcuar, pa u kujdesur shumë për interesat madhore të vendit dhe të qytetarëve. Këtë e di mjaft mirë edhe faktori ndërkombëtar. Ai vazhdon t‘i qëndrojë afër Shqipërisë, për ta ndihmuar në rrugën e saj drejt proceseve të integrimit, çka do të thotë realizim reformash, rritje standardesh, respektim të të drejtave të njeriut etj.
Një mesazh i tillë mbështetës për Shqipërinë dhe vendet e tjera aspirante për në NATO (Kroacia, Maqedonia), për marrjen e ftesës për anëtarësim, por edhe Gjeorgjia dhe Ukraina për aplikim për MAP (Plani i Veprimit për Anëtarësim) do të jepet në Samitin e Bukureshtit nga 2-4 prill 2008. Në fakt, vendimi i Samitit të Bukureshtit pritet të jetë politik. Ai bëhet në kuadër të asaj diplomacie ushtarake, për t‘i mbajtur vendet e sipërcituara më mirë brenda gjirit të organizatës se sa jashtë saj. Kjo, për vetë vullnetin politik të shprehur nga vendet aspirante, për vetë procesin e reformimit që po kryejnë ato, si dhe deklarimit për të ecur në këtë rrugë, për vetë reformimin e forcave ushtarake dhe aplikimin e MAP në të gjitha fazat e tij, për kontributin që këto vende japin, në bazë të kapaciteteve të tyre, për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, si dhe rolin e pazëvendësueshëm stabilizues të tyre në zhvillimet rajonale. Në të vërtetë, qëndrime politike anëtarësimi për vendet aspirante të saj, NATO-ja ka mbajtur edhe ndaj vendeve të tjera, që kanë hyrë më herët në këtë organizëm. Kështu ka ndodhur, për shembull, në vitin 1999 me Republikën Çeke, Poloninë dhe Hungarinë. Kështu ndodhi edhe në vitin 2004 me një grup vendesh të Evropës Qendrore e Lindore etj. Ndaj, Shqipëria, ashtu si vendet e tjera, duhet ta shfrytëzojë në maksimum këtë shans historik, për të marrë fillimisht ftesën dhe pastaj për t‘u bërë pjesë organike e NATO-s.
Në kushtet e zhvillimeve ndërkombëtare, në shërbim të paqes, sigurisë e zhvillimit, edhe NATO-ja është mjaft e interesuar për të pasur në radhët e saj anëtarë të rinj, të devotshëm për të përkrahur, mbështetur e zbatuar politikat e saj. Pas arritjes së standardeve të kërkuara, në bazë të performancës individuale të secilit vend, NATO-ja vazhdon t‘i përmbahet politikës së "dyerve të hapura". Kjo politikë është mjaft e rëndësishme, pasi është një mekanizëm që ndikon në vitalitetin dhe perfeksionimin e politikave të vetë Aleancës së Atlantikut të Veriut, por edhe një mjet nxitës dhe inkurajues për vendet aspiruese, për të ecur në rrugën e anëtarësimit në NATO, BE etj. Politika e zgjerimit të NATO-s ka ndikimin e saj edhe në zhvillimet gjeopolitike ndërkombëtare. Ajo ofron më shumë siguri, kontribuon në zgjidhjen e konflikteve rajonale dhe jep garanci për zhvillime demokratike e social-ekonomike në hapësira të gjera gjeografike. Me zgjerimin e sferës së saj të veprimit, NATO-ja kërkon tashmë një angazhim të sa më shumë vendeve, që mund të kontribuojnë në të mirë të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Ajo zgjeron kështu hartën e saj blu, jo vetëm në kontinentin amerikan dhe atë evropian, por edhe në rajone të tjera të botës, përmes instrumenteve të tilla, si PfP (Partneritet për Paqe), me Australinë, Zelandën e Re, Japoninë etj, Dialogun Mesdhetar me NATO-n, me vende të tilla si Egjipti, Izraeli, Jordania, Mauritania, Maroku, Tunizia dhe Algjeria. Edhe Ballkani përbën një rajon të rëndësishëm për NATO-n, ku paqja është ende e brishtë dhe forcat nacionaliste kërkojnë ta destabilizojnë atë. Kështu që hyrja e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë në NATO, nëse Greqia nuk do të vendosë veton për këtë të fundit, do të ishte një kontribut i madh për forcimin e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon.
Marrja e ftesës për në NATO nuk do të thotë se u bëmë vend anëtar i saj. Ftesa është një garanci absolute për anëtarësim në NATO. Pas marrjes së ftesës, pritet që anëtarësimi të realizohet pas vitit 2009, duke ndjekur në vazhdimësi dhe me rigorozitet performancën e secilit vend kandidat. Në historinë e pesë proceseve të zgjerimit të NATO-s, që nga viti 1952 deri më 2004, nuk ka ndodhur asnjëherë që marrja e ftesës të mos shoqërohet me anëtarësim. Procesi i anëtarësimit mund të shtyhet në kohë, duke pritur më shumë kontribute nga vendi kandidat, por anëtarësimi do të ndodhë herët a vonë, me përjashtim të kthesave të papritura të vendit kandidat dhe diametralisht të kundërta me politikat e NATO-s.
Çfarë pritet të ndodhë për vendet kandidate, siç mund të jetë së shpejti edhe Shqipëria, në periudhën nga marrja e ftesës deri në anëtarësim? Një monitorim i rreptë nga NATO-ja në të gjitha fushat e zhvillimit, në veçanti në ato që përcaktohen në studimin e NATO-s për zgjerimin e saj, të realizuar në vitin 1995, që janë:
- funksionimi i një sistemi politik demokratik, bazuar në ekonominë e tregut;
- trajtimi i pakicave kombëtare në përputhje me parimet e OSBE-së;
- angazhimi për zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve fqinjësore;
- shprehja e mundësisë dhe vullnetit për të kontribuar ushtarakisht në Aleancë dhe realizimi i veprimeve ndëroperative me forcat ushtarake të vendeve të tjera anëtare;
- angazhimi për të realizuar marrëdhënie civilo-ushtarake demokratike dhe struktura institucionale në vend.
Natyrisht, që këtyre angazhimeve u shtohen edhe kontributet financiare në drejtim të NATO-s, sjelljet dhe orientimet e vendit kandidat në politikat vendimmarrëse në gjirin e NATO-s, bashkëpunimi me vendet anëtare të organizatës dhe me ato fqinjë të rajonit, për të mos folur këtu për një klimë optimale, në të gjitha aspektet, në zhvillimet e brendshme politike, ekonomike, ushtarake, institucionale, sociale të vendit që pret anëtarësimin.
Besoj se një monitorim i tillë i bën mirë Shqipërisë. Ai do të përshpejtojë rrugën e reformave në vend dhe do të jetë, në mënyrë të padiskutueshme, edhe një shtysë për proceset e anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian. Me anëtarësimin në NATO të tre vendeve aspirante të Ballkanit Perëndimor u jepet një përgjigje pozitive edhe skepticizmave që jo rrallë nxjerrin kokë edhe në gjirin e NATO-s, për kufizim të zgjerimit apo edhe ndërprerjen e tij. Futja e Shqipërisë dhe vendeve të tjera në NATO do të dëshmojë, me kontribute reale, se një veprim i tillë, me rëndësi historike, do t‘u shërbejë si vetë vendeve aspirante, ashtu edhe Aleancës. Madje, në gjirin e Aleancës mbisundon mendimi se futja në NATO e vendeve të ish-Evropës Lindore ka sjellë vlera të mëdha për vetë vitalizimin e dimensionit real të Aleancës, politikave të saj mbrojtëse dhe forcimit të sigurisë globale.
Samitet e NATO-s që merren me problemet e zgjerimit, duke ofruar shanse për anëtarë të rinj, natyrshëm që mbahen më shumë mend se samitet e radhës. Kjo sepse Aleanca shënon një shtrirje të re gjeografike dhe inkuadron plotësisht në rrjedhat e saj politikat e vendeve individuale. Për këtë arsye, edhe Samiti i Bukureshtit do të jetë njëri prej samiteve të NATO-s, që do të mbahet mend për fillimin e procesit të zgjerimit të tij me vendet e Ballkanit Perëndimor, ndër ta edhe Shqipëria.