E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Mbrojtjes lë gjysmën e Tiranës pa drita

Tiranës do t‘i kthehen sërish kufizimet e energjisë elektrike, por jo si pasojë e mungesës së saj. Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) sh.a. njofton se, gjatë ditës së sotme do të stakohen dy linjat 110 kv që dalin nga nënstacioni i Uzinës së Traktorëve dhe nënstacioni i Tiranës. Burime zyrtare nga OST, pranë KESH-it, shprehen se stakimet do të vijnë si pasojë e vendosjes së fibrave optike nga Ministria e Mbrojtjes. Për këtë qëllim, Operatori i Sistemit të Transmetimit njoftoi se, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike gjatë ditës së sotme nga ora 8:30 deri në orën 17:00. Kufizimet do të prekin zonat si: Rruga e Elbasanit, Rruga Bardhyl, zona "Ali Demi", Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Jashtme dhe zona e Poligrafikut.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›