"Pro centralit bërthamor në Shqipëri"
Fqinjët italianë po e shohin seriozisht mundësinë e ndërtimit të centralit bërthamor në vendin tonë, duke ofruar mbështetje logjistike në të gjitha format. Pas Konferencës Ndërkombëtare (Java Energjetike), të zhvilluar nga ambasada italiane pak kohë më parë në Tiranë, ku u hodhën idetë paraprake të projektit, vjen deklarata e Xhulio Tremontit, kandidat për ministër të Ekonomisë dhe Financave në qeverinë e ardhshme "Berluskoni", duke e përforcuar akoma më tej idenë e një sipërmarrjeje të tillë. I njohur ndryshe si një ndër ekspertët e financave italiane, që për vite me radhë ka mbajtur pozicionin e ministrit të fushës, Tremonti (krahu i djathë i Silvio Berluskonit te Forza Italia), në një intervistë të dhënë për mediat italiane ka zbardhur në një farë mënyre planet e qeverisë së ardhshme, duke përmendur strategjitë që do të ndiqen për të zhvilluar më tej ekonominë italiane. Sipas Tremontit, "Italia është duke paguar një faturë të lartë të energjisë elektrike, rreth 30 miliardë euro, si efekt i mungesës së burimeve alternative të prodhimit të energjisë, duke krijuar varësi të lartë nga importi". Për të dalë nga kjo situatë, njeriu i cili pretendon të marrë postin e ministrit të Ekonomisë nëse Forza Italia fiton zgjedhjet (sondazhet flasin për këtë të fundit), atëherë do të parashtrohet projekti për ndërtimin e nuklearit bërthamor, i cili garanton burim të pashtershëm energji elektrike dhe shmang varësinë nga burimet e tjera. Por projekti konsiston të ndërtohet matanë brigjeve të Adriatikut dhe vendet kandidate janë Shqipëria dhe Mali i Zi. "Nuk dua të krijoj reagime të parakohshme, por është e vërtetë se këto dy vende kanë shfaqur interes për ndërtimin e këtij impianti dhe ne po e shikojmë këtë mundësi. Ne i kemi të gjitha mundësitë për të shtrirë tubacionet gjatë vijës detare, kemi teknologjinë e duhur, ndërsa për sa i përket kostos, kjo nuk përbën problem. Çdo gjë është llogaritur në favor të të dyja palëve". Edhe pse në plan të parë duket e thjeshtë, Italia është ndër të vetmet vende në botë që nuk kanë një central bërthamor për qëllime të sigurisë energjetike. Për ta bërë një gjë të tillë, vendit fqinj i duhet të përballet me një referendum, ku sipas parashikimeve del jo në favor të projektit për ta ndërtuar impiantin në Itali. Në këto kushte vendi apenin është i detyruar ta zbatojë projektin te fqinjët më të afërt, ku mundësitë më të mëdha i ofron Shqipëria. Vet Kryeministri Sali Berisha ka shprehur mendimin e tij pro ndërtimit të centralit, madje duke iu referuar interesimit të palës italiane (deklaratë e bërë dy muaj më parë).
Centrali
Ndërtimi i këtij impianti mbart kosto të lartë dhe kërkon kohë të gjatë për ta përfunduar, ku me kushtet që ofron vendi ynë është i pamundur një realizim i tillë. Por duke marrë shkas nga mbështetja e palës italiane, qeveria shqiptare ka nisur procedurat për hartimin e strategjisë bërthamore, duke ia vendosur si detyrë Akademisë së Shkencave. Kjo e fundit po bashkëpunon me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore në Vjenë në përgatitjen e kuadrit ligjor dhe marrjen masave në finalizimin e këtij projekti, i cili nëse fillon sot përfundon pas 15 vitesh.
Centrali
Ndërtimi i këtij impianti mbart kosto të lartë dhe kërkon kohë të gjatë për ta përfunduar, ku me kushtet që ofron vendi ynë është i pamundur një realizim i tillë. Por duke marrë shkas nga mbështetja e palës italiane, qeveria shqiptare ka nisur procedurat për hartimin e strategjisë bërthamore, duke ia vendosur si detyrë Akademisë së Shkencave. Kjo e fundit po bashkëpunon me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore në Vjenë në përgatitjen e kuadrit ligjor dhe marrjen masave në finalizimin e këtij projekti, i cili nëse fillon sot përfundon pas 15 vitesh.