Ligji i gjobave, nenet që kundërshton biznesi
Projektligji "Për procedurat tatimore dhe administratën tatimore" konsiderohet më i kundërshtuari nga komuniteti i biznesit, për faktin se lidhet me të ardhmen e bizneseve në vend. Pothuajse të gjitha shoqatat e biznesit, përfshi dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë kanë paraqitur vërejtjet e tyre rreth ligjit të ri, të ndara në pika sipas neneve përkatëse, që në total shkon rreth 70 ankesa. Për të mësuar pretendimet e sipërmarrjes së lirë, Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat zhvilloi dje seancën dëgjimore me grupet e interesit, para se ligji të shkojë për miratim final në Parlament. Në tërësi, bizneset kundërshtojnë nenet 66, 71 dhe 107, të cilat flasin për vlerësimin tatimor, metodën, si dhe masën e parapagimit të gjobës. Po ashtu, ata kundërshtojnë heqjen e shkallës së apelimit në Ministrinë e Financave, duke e lënë sistemin vetëm në duart e tatimorëve. Të pranishëm në komision ishin përfaqësues nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, Shoqata e Ndërtuesve dhe Konfindustria, ndërsa Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë kishte dërguar letër, duke njohur deputetët me vërejtjet rreth ligjit.
Dhoma Amerikane
AmCham përfaqësohej nga juristi Genc Boga, i cili kundërshtoi afatin prej 3 muajsh të pritjes së përgjigjes nga administrata tatimore për ta ankimuar pastaj në gjykatë. Ai kërkoi afat më të shkurtër, pasi mbart kosto të ulët për biznesin. Kundërshti pati për nenin 90 (sekuestrimi i mallit). "Me këtë dispozitë i është lënë drejtorit të Drejtorisë Rajonale kompetenca që të sekuestrojë llogari në banka direkt me urdhër të tij. Sugjerojmë se ky person duhet vetëm të propozojë", tha Boga. Për sa i përket nenit 72, Dhoma Amerikane mendon se, "afatet e parashkrimit, që është përcaktuar në 6 vjet, kujtojmë se BB-ja ka sugjeruar afat prej 3 vjetësh. Nuk mundet që për 6 vjet të mbartet një gabim, i cili automatikisht rrit edhe detyrimin për t‘u paguar nga biznesi. Brenda kësaj periudhe mund të ndryshojë edhe legjislacioni tatimor. Periudha 3 vjet është plotësisht e mundur që tatimorët të kontrollojnë biznesin". Vërejtje ka pasur edhe në mënyrën sesi do të veprohet me ankimimin, duke pretenduar se biznesi po penalizohet mjaft rëndë me ligjin e ri.
Konfindustria
Administratori i saj, Gjergj Buxhuku, është treguar më i ashpër dhe i drejtpërdrejtë lidhur me projektligjin "Për procedurat tatimore". Pas shqyrtimit të ligjit për tetë muaj rresht, Konfindustria kishte paraqitur 44 vërejtje edhe në Ministri të Financave, duke u shprehur se në thelb ligji diskriminon biznesin. "Me këtë ligj ka humbur raporti i bashkëpunimit mes subjekteve private dhe shtetit. Ai ka nevojë të rishihet nga e para, pasi zbatimi i tij në këtë formë si e ka paraqitur qeveria do të sjellë falimentimin e biznesit", deklaroi dje Buxhuku. Sipas tij, masa e parapagimit para se të bëhet ankimimi në gjykatë nuk është realisht 15% për mbi 100%, pasi, përveç gjobës, duhet të paguhet detyrimi dhe interesat. "Në rast se biznesi që kërkon të apelojë vendimin e tatimorëve, nuk i ka të gjitha mundësitë financiare për të paguar të gjitha këto detyrime, ai rrezikon të mbyllë aktivitetin, pasi me ligjin e ri administrata e tatimore ka të drejtë të bllokojë mallin me të gjitha format", shtoi Buxhuku. Sipas tij, kjo formë do të rrisë korrupsionin në tatime, aq më tepër kur mungon Gjykata Administrative, krijimi i së cilës do të zgjidhte mosmarrëveshjet mes palëve. Ai kundërshtoi edhe nenin 16, ku një nga pikat e tij i jep të drejtë ministrit të privatizojë disa nga shërbimet e administratës tatimore.
Ndërtuesit
Sipas Xhavit Currit, ekspert i fushës tatimore, përfaqësues i ndërtuesve, në ligjin e ri ka humbur parimi i vetëdeklarimit, duke e kaluar peshën te vlerësimi tatimor. "Kjo është tërësisht e padrejtë. Sipas këtij ligji, tatimorët e kanë kurdo të drejtën të bëjnë një vlerësim tatimor edhe nga zyra ku janë, pa mësuar realisht sesi është situata dhe kjo vetëm se mund të kenë dyshime për vetëdeklarimin. Neni 66 duhet të rishitet, pasi na penalizon vërtet". Dyshime u paraqitën edhe për mënyrën, metodat që do të përdoren për vlerësimin tatimor, duke paragjykuar aktivitetin privat. Kurse për ligjin e gjobave dhe forma e apelimit, Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë u shpreh se, "me një hallkë të vetëm apelimi, siç është Drejtoria e Apelimit në Tatim-Taksa, biznesi i ka të sigurt proceset e humbura, pasi e gjithë struktura e vlerësimit të ankesave zgjidhet nga ministri i Financave. Tjetër shqetësim lidhet me interesat që duhet të paguajnë për çdo detyrim të vonuar, ku nga masë fikse është përcaktuar sipas normës së interesit që aplikon Banka e Shqipërisë.
Dhoma e Tregtisë
Edhe organizmi zyrtar që mbron interesat e biznesit ka shprehur sugjerimet rreth ligjit në fjalë, duke e vënë theksin në disa probleme të rëndësishme konceptuale të administrimit tatimor. Sipas mendimit të Dhomës, në nenin 48, pika 3, është përcaktuar detyrimi i çdo tatimpaguesi për të lëshuar faturë tatimore, ose kupon tatimor për çdo shitje që ai kryen. "Siç dihet, në bazë të vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave, si dhe në bazë të nenit 54 të këtij projektligji, kuponi tatimor është një dokument i printuar, i cili lëshohet nëpërmjet pajisjeve fiskale apo pajisjeve të tjera elektronike", pohon Dhoma e Tregtisë, duke shtuar se në pikën 3 të këtij neni të vendoset edhe dëftesa tatimore. Pretendime ka edhe për të drejtën e tatimpaguesit, në rrethana pamundësie nga ana e tij, për të përfituar automatikisht shtyrje të afatit të deklarimit për një muaj, por jo shtyrje të afatit të pagesës. "Kjo është pa sens, pasi praktikisht nuk mund të ndodhe që një tatimpagues të ketë mundësitë për të bërë pagesën në kohë dhe të mos ketë mundësinë për të deklaruar në kohë", deklaron DHTIT. Vërejtje Dhoma ka edhe për masën e parapagimit të gjobës, vlerësimin tatimor etj.