E Shtunë, 31 Tetor 2026

Negociata me japonezët për kanalizimet e Tiranës

Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve Publike kanë negociuar dje me Bankën japoneze për Zhvillim Ndërkombëtar për financimin e projektit të kanalizimeve për Tiranën dhe rrethinat, me vlerë 100 milionë dollarë. Diskutimet janë zhvilluar në Ministrinë e Financave, të cilat konsistonin në arritjen e një marrëveshjeje financimi të projektit të kanalizimeve të Tiranës së madhe, që do të përfundojë me ndërtimin e një impianti për pastrimin e ujërave të zeza. Sipas z. Shehu, negociatat janë drejt përfundimit dhe pritet të arrihet marrëveshja për financimin e projektit që kushton mbi 100 milionë USD. "Termat e kredisë janë tepër të favorshme. Është kredi e butë me 0.6% interes për 40 vjet dhe me 10 vjet periudhë mosshlyerjeje".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›