E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diplomat për fakultet të dytë në Universitetin e Tiranës



Jonida Tashi

Fakultetet e Universitetit të Tiranës do të ofrojnë për vitin e ri akademik 20 diploma të nivelit të dytë, nëntë prej të cilave i përkasin Fakultetit Filologjik. Qeveria miratoi dje propozimet e bëra nga fakultetet e këtij universiteti për studimet e nivelit të dytë. Ndërkohë që afati i fundit për të bërë regjistrimin për të ndjekur këto studime është data 15 shtator.
Histori-Filologji
Fakulteti i Histori-Filologjisë do të ketë më shumë diploma të nivelit të dytë se fakultetet e tjera të UT-së për vitin akademik 2008-2009. Në këtë fakultet ofrohen 9 diploma për ciklin e dytë të studimeve. Diplomat që qeveria miratoi dje për këtë fakultet janë: Diplomë e nivelit të dytë, në Histori; Diplomë e nivelit të dytë, në Arkeologji; Diplomë e nivelit të dytë, në Trashëgimi kulturore; Diplomë e nivelit të dytë, në Marrëdhënie Ndërkombëtare. Ndërsa në programin e studimit “Gazetari”, diplomat e dyta do të kenë këto profile: Marrëdhënie publike; Gazetari europiane dhe ndërkombëtare; Komunikimi ndërkulturor; Marketing mediatik; Drejtimi dhe menaxhimi i mediave. Në Fakultetin e Shkencave Sociale për vitin akademik 2008-2009 do të lëshohet vetëm një diplomë e nivelit të dytë, që është diploma e nivelit të dytë, në Përkatësi gjinore dhe zhvillim.
Shkencat e natyrës
Gjashtë diploma të nivelit të dytë do të lëshohen në Universitetin e Tiranës nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Konkretisht këto gjashtë diploma janë: Diplomë e nivelit të dytë, në Biologji mjedisore; Diplomë e nivelit të dytë, në Biologji molekulare; Diplomë e nivelit të dytë, në Fizikë; Diplomë e nivelit të dytë, në Bioteknologji molekulare dhe industriale; Diplomë e nivelit të dytë, në Kimi industriale dhe mjedisore; Diplomë e nivelit të dytë, në Inxhinierinë e proceseve kimike. Ndërsa për Fakultetin e Gjuhëve të Huaja qeveria ka miratuar katër diploma të nivelit të dytë. Përkatësisht nga ky fakultet në fund të studimeve do të lëshohen: Diplomë e nivelit të dytë, në Gjuhë dhe komunikim ndërkulturor e turistik; Diplomë e nivelit të dytë, në Përkthim teknik-letrar dhe interpretim; Diplomë e nivelit të dytë, në Gjuhësi, me profil gjuhësi e sotme; Diplomë e nivelit të dytë, në Gjuhësi, me profil, gjuhësi historike. Programet e studimeve të ciklit të dytë realizohen me 120 kredite dhe zgjatja normale e tyre është dy vite. Këto programe studimi fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2008-2009.

Diplomat e nivelit të dytë
Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës
Diplomë e nivelit të dytë, në Biologji mjedisore
Diplomë e nivelit të dytë, në Biologji molekulare
Diplomë e nivelit të dytë, në Fizikë
Diplomë e nivelit të dytë, në Bioteknologji molekulare dhe industriale
Diplomë e nivelit të dytë, në Kimi industriale dhe mjedisore
Diplomë e nivelit të dytë, në Inxhinierinë e proceseve kimike

Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja
Diplomë e nivelit të dytë, në Gjuhë dhe komunikim ndërkulturor e turistik
Diplomë e nivelit të dytë, në Përkthim teknik-letrar dhe interpretim
Diplomë e nivelit të dytë, në Gjuhësi, me profil Gjuhësi e sotme
Diplomë e nivelit të dytë, në Gjuhësi, me profil, Gjuhësi historike

Në Fakultetin Histori-Filologji
Diplomë e nivelit të dytë, në Histori
Diplomë e nivelit të dytë, në Arkeologji
Diplomë e nivelit të dytë, në Trashëgimi kulturore
Diplomë e nivelit të dytë, në Marrëdhënie ndërkombëtare
Diplomë e nivelit të dytë, në Gazetari, me profil Marrëdhënie publike
Diplomë e nivelit të dytë, në Gazetari, me profil Gazetari evropiane dhe ndërkombëtare
Diplomë e nivelit të dytë, në Gazetari, me profil Komunikimi ndërkulturor
Diplomë e nivelit të dytë, në Gazetari, me profil Marketing mediatik
Diplomë e nivelit të dytë, në Gazetari, me profil Drejtimi dhe menaxhimi i mediave

Në Fakultetin e Shkencave Sociale
Diplomë e nivelit të dytë, në Përkatësi gjinore dhe zhvillim

Universiteti Politeknik, diplomat e nivelit të dytë për vitin e ri akademik

Universiteti Politeknik i Tiranës do të ofrojë për vitin akademik 2008-2009 edhe shtatë diploma të nivelit të dytë. Qeveria, në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave vendosi hapjen e programeve të studimit të ciklit të dytë në disa degë të Universitetit Politeknik. Sipas vendimit të qeverisë, vetëm dy fakultete të këtij Universiteti, konkretisht në, Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike do të nisin studimet për të marrë një diplomë të dytë. Qeveria ka përcaktuar edhe në cilat degë do të mundësohen diplomat e nivelit të dytë.
Fakultetet
Në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike do të ofrohet programi i studimit “Inxhinieri elektrike”, me profile: Automatizimi i industrisë dhe Energjetikë. Në përfundim të këtij programi do të lëshohen diplomat e mëposhtme: Diplomë e nivelit të dytë, në Inxhinieri Elektrike, profili Automatizimi i industrisë; Diplomë e nivelit të dytë, në Inxhinieri Elektrike, profili Energjetik. Ndërsa në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike do të ofrohet programi i studimit “Inxhinieri mekanike”, me profile: Energjetikë; Konstruksion makinash dhe mjete lëvizëse; Prodhim dhe menaxhim industrial. Në përfundim të këtij programi do të lëshohen diplomat e mëposhtme: Diplomë e nivelit të dytë, në Inxhinieri mekanike, me profil Energjetikë; Diplomë e nivelit të dytë, në Inxhinieri mekanike, me profil Konstruksion makinash dhe mjete lëvizëse; Diplomë e nivelit të dytë, në Inxhinieri mekanike, me profil Prodhim dhe menaxhim industrial. Po në këtë fakultet do të ofrohet edhe programi i studimit “Inxhinieri materiale”, me profile: Materiale; Metalurgji dhe fonderi. Në përfundim të këtij programi do të lëshohen diplomat e mëposhtme: Diplomë e nivelit të dytë, në Inxhinieri materiale, profili Materiale; Diplomë e nivelit të dytë, në Inxhinieri mekanike, profili Metalurgji dhe fonderi.

Diplomat e nivelit të dytë

Në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike
Programi i studimit “Inxhinieri elektrike”, me profile:
Automatizim i industrisë
Energjetikë

Në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike
Programi i studimit “Inxhinieri mekanike”, me profile:
Energjetikë
Konstruksion makinash dhe mjete lëvizëse
Prodhim dhe menaxhim industrial
Programi i studimit “Inxhinieri materiale”, me profile:
Materiale
Metalurgji dhe fonderi

Universiteti Bujqësor, tetë diplomat e nivelit të dytë për vitin e ri akademik
Tetë diploma të nivelit të dytë do të ofrojë Universiteti Bujqësor i Tiranës për vitin e ri akademik. Qeveria, në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave vendosi hapjen e programeve të ciklit të dytë të studimit në dy fakultete të Universitetit Bujqësor. Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit dhe ai i Bioteknologjisë dhe Ushqimit do të jenë dy fakultetet që do të ofrojnë diploma të nivelit të dytë. Kështu, në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit do të ofrohet programi i studimit “Inxhinieri agrare”, me pesë profile, që janë: Hortikulturë; Mbrojtja e bimëve; Prodhimi bimor; Zootekni; Akuakulturë. Në përfundim të këtij programi do të lëshohen diplomat e mëposhtme: Diplomë e nivelit të dytë, në Inxhinieri agrare, me profil Hortikulturë; Diplomë e nivelit të dytë, në Inxhinieri agrare, me profil Mbrojtja e bimëve; Diplomë e nivelit të dytë, në Inxhinieri agrare, me profil prodhimi bimor; Diplomë e nivelit të dytë, në Inxhinieri agrare, me profil Zootekni; Diplomë e nivelit të dytë, në Inxhinieri agrare, me profil Akuakulturë. Kurse në përfundim të programit të studimit “Inxhinieri agromjedisi”, do të lëshohet diplomë e nivelit të dytë, në Inxhinieri agromjedisi. Dy diploma të tjera të nivelit të dytë do të ofrohen në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit. Për këto diploma do të zbatohet programi i studimit “Inxhinieri agroushqimore”, me profile: Vreshtari-enologji; Teknologji agroushqimore. Në përfundim të këtij programi do të lëshohen diplomat e mëposhtme: Diplomë e nivelit të dytë, në Inxhinieri agroushqimore, me profil Vreshtari-enologji; Diplomë e nivelit të dytë, në Inxhinieri agroushqimore, me profil Teknologji agroushqimore. Programet e studimeve të ciklit të dytë realizohen me 120 kredite dhe zgjatja normale e tyre është dy vite. Këto programe studimi fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2008-2009.

Diplomat e nivelit të dytë
Në Fakultetin e Bujqësisë dhe të Mjedisit
Programi i studimit “Inxhinieri agrare”, me profile:
Hortikulturë
Mbrojtja e bimëve
Prodhimi bimor
Zootekni
Akuakulturë
Programi i studimit “Inxhinieri agromjedis”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të dytë, në Inxhinieri agromjedisi
Në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit
Programi i studimit “Inxhinieri agroushqimore”, me profile:
Vreshtari-enologji
Teknologji agroushqimore

4 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›