E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diplomati austriak, vizitë në Tiranë

Me ftesë të zv.kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, z.Ilir Meta, vjen sot për një vizitë zyrtare në vendin tonë ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, z. Michael Spindelegger. Gjatë bisedimeve dypalëshe, të cilat do të zhvillohen në orën 10:40, në MPJ pritet të bisedohet për çështje të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Austrisë, për integrimin e vendit tonë në BE dhe mbështetjen austriake në këtë drejtim, si dhe për procesin e heqjes së vizave për qytetarët shqiptarë. Në bisedime po kështu pritet të diskutohen edhe çështje të tjera, si situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimi i tij në BE, mbështetja për pavarësinë e Kosovës etj. Po sot, në MPJ, në orën 11:50, zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Meta, bashkë me homologun e tij austriak, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›