E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diplomati i Athinës takon kreun e PS

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Tiranë, zv.ministri i Jashtëm grek, Dimitris Droutsas, ka takuar kreun e PS-së, njëherazi kryebashkiak të Tiranës, Edi Rama. Pas takimit që u zhvillua në Bashkinë e Tiranës, Rama tha se kishte informuar zyrtarin e lartë grek për zhvillimet më të fundit në vend. "Ishte një kënaqësi e veçantë që të prisja në Tiranë përfaqësuesin e parë të qeverisë së re greke, të shkëmbeja me të qoftë kënaqësinë jo vetëm timen dhe të partisë që unë drejtoj, por dhe të gjithë emigrantëve në Greqi që u gëzuan seriozisht për fitoren e mikut tonë Papandreu dhe njëkohësisht të informoja lidhur me situatën aktuale politike në Shqipëri", deklaroi Rama për gazetarët pas takimit.
Nga ana e tij, zv.ministri grek, Dimitris Droutsas, tha se ndien kënaqësi që takon në Tiranë Edi Ramën, një mik të Greqisë, por dhe mik të tij personal. "Pata rastin të përcjell edhe njëherë mesazhin e Greqisë se Shqipëria dhe gjithë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor e kanë dhe duhet ta shohin të ardhmen e tyre në BE, në familjen e përbashkët europiane. Greqia do të jetë një partner aleat dhe një mik i juaj dhe në këtë rrugë demokracia e të gjitha procedurat demokratike duhen respektuar", tha Droutsas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›