Takim me zv.ministrin e Jashtëm grek
Zv.ministri i Jashtëm grek është takuar dje edhe me Presidentin Bamir Topi. Presidenti shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Greqia i ka dhënë vendit tonë në rrugën e integrimit europian.
"Shqipëria ka demonstruar dhe vijon të demonstrojë vendosmëri në rrugën e saj për përmbushjen e aspiratës madhore për të qenë pjesë e familjes europiane, e ndërgjegjshme që kjo rrugë nuk është e lehtë dhe shumë sfida duhen përballuar", nënvizoi kreu i shtetit. Në këtë kuadër, Presidenti Topi vlerësoi nismën e Kryeministrit Papandreu, që synon integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian deri në vitin 2014. Në këndvështrimin e kryetarit të shtetit, kjo do të ndihmonte në lehtësimin e lëvizjes dhe komunikimin më të mirë mes popujve të këtij rajoni, që do të ndihmonte zhvillime të tjera pozitive dhe prosperitetin e tyre. Gjithashtu, gjatë bisedës Presidenti Topi foli dhe mbi domosdoshmërinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Greqisë, që është në vëmendjen e shtetit shqiptar. Nga ana e tij, ministri i Jashtëm Plotësues i Greqisë, Dimitris Droutsas, ndau të njëjtin mendim me Presidentin Topi se si shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi, ashtu edhe pakicat greke në Shqipëri kanë krijuar një lidhje të veçantë që duhet ushqyer dhe të ruhet me kujdes. Në takimin me Presidentin Topi, z. Droutsas shprehu edhe një herë mbështetjen e Greqisë për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Europian.