Diplomimi i sipërmarrësve të parë të trajnuar nga Opportunity Albania
Në kuadër të mbylljes së fazës së parë të programit "REGJISTRIMI I VEPRIMEVE TE ARKES" ("FINANCIAL LITERACY") Gusht 2007 - Shkurt 2008, Opportunity Albania (OA) realizoi ceremoninë e certifikimit të 100 sipërmarrësve të rrethit të Lushnjës, të cilët morën pjesë në këtë program. Qëllimi kryesor i këtij programi trajnimi është:
ndërgjegjësimi i pjesëmarrësve për rëndësine e mbajtjes së librit të arkës;
si të regjistrojmë në mënyrë të saktë të gjitha veprimet tregtare;
si mund të përmirësojmë punën në biznes, nëpërmjet të kuptuarit të këtyre të dhënave;
Gjatë trainimit është folur dhe janë përpunuar teknika për çështje të tilla si: pse ka rëndësi të mbahet libri i arkës për biznesin; si mund të përmirësohen teknikat apo të mësohet një teknikë e re për të mbajtur më mirë shpenzimet dhe të ardhurat e biznesit; sa janë shpenzimet për biznes dhe sa janë shpenzimet për familjen në një periudhë të caktuar; si mund të llogarisim nëse po fitojmë apo po humbim në biznes; si mund të marrim vendime më të mira për të përmirësuar fitimin në biznes; si mund të llogaritim kostot e ngritjes së një biznesi të ri apo zgjerimin e biznesit aktual; etj.
Këto çështje janë shoqëruar edhe me shembuj konkretë që vijnë nga eksperienca e vetë drejtuesve të biznesit, si dhe shumë shembujve të përpunuar nga trajnuesit e programit. Për herë të parë, sipërmarrësit kanë përfituar koncepte që lidhen me biznesin dhe kanë ndarë eksperienca pune me njëri-tjetrin. Programi "REGJISTRIMI I VEPRIMEVE TE ARKES", gjatë fazës së parë u shtri në Lushnjë, Fushë-Krujë e Tiranë. Kanë përfituar deri tani rreth 160 sipërmarrës, të cilët zhvillojnë aktivitete bujqësore, blegtorale, shërbimi dhe prodhimi. Përqendrimi kryesor i këtij programi është bërë në rrethin e Lushnjës, jo vetëm se OA ka patur sukses gjatë punës së saj në këtë zonë, por edhe sepse sipërmarrësit e Lushnjës kanë treguar interes e mbështetje në drejtim të shtimit të njohurive për biznesin dhe përmirësimin e mëtejshëm të tij. Opportunity Albania, duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me bizneset e vogla dhe të mesme, të zonave rurale e urbane, ka evidentuar nevojat e tyre dhe është përpjekur të gjejë forma programesh, që synojnë përmirësimin e punës së bizneseve. Grupi trajnues i këtij programi ka zhvilluar punën nëpërmjet seancave të drejtpërdrejta në vendin e biznesit, si dhe në takime të përbashkëta të grupeve pranë zonave të tyre të banimit. Trajnuesit kanë përqendruar vëmendjen, jo vetëm në dhënien e njohurive që synon programi, por edhe në dhënien e këshillave, si dhe ndarjen e praktikave më të mira të biznesit me pjesëmarrësit. E gjithë eksperienca e këtyre trajnimeve ka rezultuar mjaft pozitive për pjesëmarrësit, të cilët tashmë kanë më shumë njohuri se si të drejtojnë dhe zhvillojnë një biznes më të suksesshëm.
Gjatë zhvillimit të ciklit të dytë të këtij programi, Mars 2008 - Dhjetor 2008, synohet të trajnohen edhe 350 biznese të tjera në rrethet: Fier, Lushnjë, Tiranë, Korçë dhe Durrës. Materiali trajnues i këtij programi u sponsorizua nga USAID, në bashkëpunim me GATE (Greater Açess to Trade Expansion), ndërsa zbatimi praktik i tij u realizua dhe po vazhdon të realizohet tërësisht me fonde të Opportunity Albania. Në ceremoninë e shpërndarjes së certifikateve, morën pjesë z. Albert Sanxhaku, Kryetar i Bashkisë Lushnjë, z. Robert Hart, Drejtor Ekzekutiv i OA, trajnuesit dhe ideatorët e projektit, sipërmarres, punonjës të OA e klientë. Në përshëndetjen e rastit, z. Albert Sanxhaku përgëzoi iniciativën shumë domethënëse të OA në ndihmë të biznesit shqiptar, duke urur iniciativa akoma më të mëdha edhe në fusha të tjera. Z. Robert Hart theksoi se nuk është hera e parë që Institucioni Mikrofinanciar Opportunity Albania vjen me projekte të tilla ambicioze, duke ndikuar fuqishëm në rritjen e biznesit vendas. Sot OA nëpërmjet 18 degeve të saj në të gjithë vendin, u shërben rreth 13.600 klientëve në sektorët e bujqësisë, blegtorisë, shërbimit e prodhimit dhe ka një portofol kredie mbi 3.1 miliardë lekë.