Remonti, Shqipëria pa drita deri të premten e kësaj jave
Ndryshimi i temperaturave dhe kërkesës në ulje për import të energjisë elektrike, detyron Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare - KESH, të kryejë remont me linjat e jugut, në kufi me Greqinë. Specialistë të KESH-it, këtë proces e përkthejnë ndryshe si ulje të vëllimit të punës, ose transmetimit të linjave ku do të ndërhyhet, e si rrjedhojë edhe furnizimit me energji elektrike. Shqipëria, furnizimin nga importi e ka të varur kryesisht nga linjat 400 kilovolt me Greqinë, ku si pasojë e ndërhyrjes në to sjell kufizime të dritave për një pjesë të konsiderueshme të popullatës. Burime zyrtare nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) bënë të ditur dje se, remontet në linjat e jugut do të sjellin kufizime, të cilat parashikohen të zgjasin deri të shtunën e kësaj jave. Sipas OST-së, "nga dita e hënë, datë 21.04.2008 deri të shtunën, datë 26.04.2008, në linjën e interkonjeksionit 400 Kv Shqipëri-Greqi do të kryhet remont". Konkretisht, punimet që do të kryhen në linjën 400 kV Zemblak-Kardia (Greqi), do të nxjerrin jashtë sistemit energjetik këtë linjë. Si rrjedhojë, me daljen jashtë pune të këtij interkonjeksioni, sistemi elektroenergjetik do të përballet me ulje të sigurisë së punës dhe nivelit të tensionit. OST bën të ditur se kalimi në remont i kësaj linje mund të sjellë kufizime të energjisë elektrike kryesisht në orët e pikut, ku dhe ngarkesa në rrjet është më e madhe. Në fakt, këto punime ishin programuar të kryheshin në bashkëpunim edhe me vendet e tjera të rajonit. Mësohet se kalimi i linjës 400 kv Elbasan-Kardia (Greqi), bëhet për ruajtjen dhe rritjen e sigurisë së punës në rrjetin transmetues gjatë periudhës së verës. E nisur nga këto kufizime që priten të ndodhin gjatë mesditës, OST i kërkon qytetarëve dhe bizneseve mirëkuptim për shqetësimet që mund të krijohen në periudhën e remontit në datat e mësipërme.
Investimi
KESH ka planifikuar të ndërhyjë në përmirësimin e rrjetit elektroenergjetik tepër të amortizuar në një nga zonat më informate të Tiranës. Kreu i korporatës, Gjergj Bojaxhi, ka kryesuar grupin e punës në identifikimin e linjave problematike, duke kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve që të lidhin kontratën ligjore për furnizim me energji elektrike sa më normal. Sipas Bojaxhi, KESH-i ka ndërmend që të ndërhyjë në linjat e tensionit të ulët dhe të mesëm në zonën e Bathores, duke i riparuar ato, pasi gjendja e tyre duket tepër e amortizuar. Për këtë qëllim, është planifikuar të investohen rreth 11 milionë dollarë, nga fondet e vet korporatës. Duke marrë shkas nga ky investim, grupet e punës në KESH kanë nisur procesin e identifikimit të linjave të dyfishta, për të negociuar më tej me banorët për lidhjen e kontratës. "Ndryshe nuk do të tolerohet njeri nëse evidentohen shkelje të ligjit", përfundoi kreu i KESH-it.