Teatri që po na vret
Një tjetër sinjal vjen nga Uashingtoni. Një tjetër artikull në gazetën ‘NY Times‘, të cilësuar nga Kryeministri shqiptar si letër higjienike u botua të shtunën e kaluar, si për të na kujtuar dhe njëherë se mëkatet tona lokale, nuk kalojnë pa u vënë re në botën globale. Duke na kujtuar se Shqipëria e Saliut të parë është shumë e ndryshme nga Shqipëria e sotme, ku të paktën mëkati nuk ka më privilegjin e jetëgjatësisë treditore. Duke na kujtuar se bota e sotme po i ngjan gjithmonë e më tepër një drame që luhet në vëmendjen dhe survejimin 24 orë për 24 të kamerave të opinionit publik.
Njëlloj si spektaklet e ‘Big Brother‘.
Njëlloj si në spektaklin tonë, ku së fundmi ka hyrë dhe një qen i vogël. E keni vënë re se si me radhë, banorët e shtëpisë së survejuar, ulen dhe pastrojnë mbeturinat fiziologjike që ajo kafshë e urtë lëshon poshtë e përpjetë? Po në rastin tonë, kush do të na e pastrojë këtë turp të madh, këtë krim të paimagjinueshëm, që na fëlliqi të gjithëve, këtë megaskandal që vrau njerëz dhe që po i vret përsëri për herë të dytë, duke mos vënë në vend drejtësinë, që po i viktimizon përsëri, duke mos u vënë emrat konkretë fajtorëve? Dua të pyes Kryeministrin nëse mendon se letra higjienike që ai ka parasysh do të ishte e mjaftë për të pastruar fytyrën e damkosur të kësaj qeverie? Dua të pyes Kryeministrin nëse vërtet është i bindur se mund t‘i zihet besë të njëjtës dorë që vrau e plagosi se do të shërojë edhe plagët?
Tragjedia e Gërdecit është ilustrimi më i tmerrshëm i korrupsionit, - shkruhet në gazetën amerikane, që sërish nënvizon atë që opozita ka vënë në dukje më se njëherë: Pse u zgjodh pikërisht Gërdeci, pse u zgjodh pikërisht kjo pikë që bashkon aeroportin, portin, autostradën kryesore dhe një zonë tepër të populluar? Përgjigjen e dinë të gjithë, por unë po jap një përgjigje vetëm për pikëpyetjen e fundit: sepse për qeverinë e përfshirë në këtë vorbull të llahtarshme korrupsioni, ata njerëz të varfër nuk kishin asnjë rëndësi, ata ishin vetëm numrat pa vlerë që duhet të luanin me vdekjen për të siguruar mbijetesën. Qoftë dhe vetëm kaq do të mjaftonte për të parë në sy Kryeministrin dhe t‘i kërkonim që të paktën të na kursente cinizmin e tij kur flet për kafshatën e gojës apo epokën e internetit. Sepse duke rikujtuar një tjetër përcaktim brilant të një tjetër gazete të huaj, "The Guardian", do të mund të thoshim se kjo qeveri gangsterësh po sillet si gangsterët me gratë e fëmijët dhe po si gangsterët po kërkon t‘i ikë përgjegjësisë.
Gërdeci është vetëm simboli jetësor dhe gjeografik i asaj që ndodh në zyrat më të rëndësishme të shtetit që po kërkojnë të demontojnë shpresën për një të nesërme më të mirë të vendit.
Ndoshta kjo është arsyeja që ministri Bode, i cili nuk kishte kohë e mundësi të kontrollonte "fabrikën e vdekjes" në Gërdec me tatimorët dhe doganierët e tij, sot lëshon falanga sulmi, njëlloj si këmishat e zeza dikur, kundër medias së lirë që denoncon qeverinë e tij. Kjo është arsyeja që sot rruspat që shefi i madh i kishte aq shumë për zemër dje, sot lëshohen kundër antenave televizive. Kjo është arsyeja që nuk vihet gishti në plagë, por plagosen lajmësit publikë në Shqipëri. Sepse sot, në Shqipëri ka edhe "NY Times", edhe "The Guardian", në Shqipëri ka dhjetëra e qindra gra e burra të fortë, që kanë për tempull të vërtetën dhe denoncojnë qeverisjen. Nuk mund të shmanget errësira, duke mbyllur dritaret, nuk mund të mbeten gjatë të mbyllura dritaret në kullën nga ku Salinjtë në pushtet konsumojnë pushtetin. Nuk mund të mbyllet dhe harrohet e vërteta duke thënë në studiot e BBC, në turpin e radhës që na lëshoi nga Londra Kryeministri, se zgjedhja e Gërdecit ishte një faj pa fajtorë.
Shqipëria e vitit 1997 i ngjan pak Shqipërisë së dhjetë viteve më pas. Pavarësisht se ky vend nuk e meritonte në asnjë rast të përfundonte në duar të tilla të kriminalizuara, jam i bindur se e keqja e saj po konsumon fundin e saj. Ndërkohë që në "NY Times" po përgatitej shuplaka e radhës amerikane për qeverinë tonë edhe hajdute, edhe gënjeshtare, edhe cinike dhe kriminale, Kryeministri i vendit na bën me dije se ka hequr dorë përjetësisht nga ëndrra për t‘u ribërë President.
Me buzëqeshjen e tij karakteristike sikur na lutej të presim edhe pak, të durojmë edhe një vit më tej tiraninë e tij në Tiranë. Njëlloj sikur po na bënte një nder. Kam përshtypjen se të njëjtën gjë do të bënte në 1990 edhe Enver Hoxha po të ishte gjallë. Rimëshërimi i tij ndoshta edhe sot do të kërkojë të na mbushë mendjen sesi e trajton ai vetë letrën higjienike. Pa dashur të dijë se në mes të kësaj varke ku ndodhemi të gjithë, ai po ndez një zjarr të pabesueshëm. Njëlloj si në Gërdec.
Ndryshimet në sistemin zgjedhor, që po diskutohen së fundi, janë një mjet më shumë për të bërë më të ndershme politikën shqiptare. Janë një mekanizëm më shumë për të ndarë me votën e gjithë shqiptarëve përgjegjësitë për të sotmen dhe të nesërmen e këtij vendi. Janë një shans më shumë për të treguar se shoqëria shqiptare është shumë hapa përpara klasës politike që megjithatë, në tërësi, nuk ka fytyrën e qeverisjes që kemi dhe nuk e meritojmë.
Besoj se Gërdeci i dukshëm dhe ata dhjetëra Gërdecë të tjerë të padukshëm, që nga fabrikat e çimentos, ALBTELEKOM-i, KESH-i e loja me pronat, në të vërtetë kanë nisur të iniciohen që në korrikun e vitit 2005. Kur të nesërmen e zgjedhjeve, një e djathtë gënjeshtare me mbi 120 mijë vota më pak se e majta, mundi të marrë pushtetin, të cilin po e keqpërdor dhe sot me revanshin e saj, në radhë të parë ndaj të qeverisurve.
Gjithë pjesa tjetër është një teatër që e kemi parë prej kohësh. Është një teatër, në të cilin duhet të shmanget me çdo kusht ajo çka bëhet qenërisht, si te ‘Big Brother‘-i.
Tanimë nuk ka më dyshime se kush na ndot.
Tanimë dimë se duhet të pastrohemi urgjentisht!