FMN: Shqipëria rrezikohet seriozisht nga kriza globale e çmimeve
Qeverisë i kërkohet të ulë deficitin dhe borxhin e jashtëm. Ndërkombëtarët duan dhe përmirësim të klimës së biznesit
Ervin Koçi
“Ekonomia shqiptare kërcënohet seriozisht nga rreziqe të mëdha”. Ky ka qenë konkluzioni i paraqitur nga FMN-ja, e cila i ka bërë thirrje qeverisë të nxitojë në marrjen e masave për të përballuar krizën globale të çmimeve, si dhe për të përmirësuar raportin me biznesin në vend. Këto deklarata i bëri dje shefi i misionit të FMN-së, Gerwin Bell, në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Financave, Ridvan Bode, kreun e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani dhe përfaqësuesen e Bankës Botërore në Shqipëri, Ann Margaret Winser. Kreu i FMN-së ka renditur problemet që kërcënojnë ekonominë shqiptare, edhe pse ka pranuar se ekonomia e vendit tonë ka bërë përparime gjatë 10 viteve të fundit, megjithëse ajo kërcënohet nga rreziqe të shumta. Sipas tij, problem i madh është Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, e cila aktualisht ka një gjendje të dobët financiare, si dhe niveli i madh i humbjeve dhe niveli i arkëtimeve, të cilat duhet të rriten ende. Problem mbetet dhe klima e përkeqësuar midis marrëdhënieve të qeverisë dhe biznesit vendas. Sipas përfaqësuesit të FMN-së, Bell, në të gjitha raportet e ndërkombëtarëve “raporti i qeverisë me sipërmarrjen private del i përkeqësuar”. Ai tha më tej se Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim dhe ky vendim duhet ta zgjidhë situatën. Sipas Bell, ka dy çështje, “së pari është detyrimi i taksapaguesve për të paguar taksat dhe së dyti është e drejta e tyre për t'u ankimuar. Kombinimet e tjera nuk janë ide e mirë”. Një rrezik për ekonominë dhe financat e shtetit është edhe tejkalimi i kostove të rrugës “Durrës-Kukës”, projekti më i madh infrastrukturor në vend.
Presionet e çmimeve
FMN-ja është shprehur pozitive përsa i përket situatës inflacioniste në vend, edhe pse kriza botërore e ushqimeve mund të rrezikojë të gjitha vendet. Inflacioni, i cili ka arritur në nivelin 4,4 për qind sipas INSTAT-it, nuk është “shumë problem për vendin, duke pasur parasysh këtë tregues në vendet e tjera”. Sipas Bell, deri në fund të vitit inflacioni pritet të mbaj nivelin 4 për qind, i cili është edhe kufiri më i lartë i parashikuar nga BSH-ja. Por, shton ai, “që të ruhet ky nivel inflacioni, i cili është i pranueshëm dhe i kontrollueshëm, duhet përveç monitorimit të vazhdueshëm nga BSH-ja, edhe financimi nga buxheti i shtetit”. Bell i kujtoi qeverisë se “nuk duhet të ushtrojë presione inflacioniste në ekonomi nëpërmjet shpenzimeve buxhetore”. Për këtë arsye është parashikuar edhe një ulje e këtyre shpenzimeve dhe një ulje e deficitit buxhetor në masën 5.2 për qind të produktit të brendshëm bruto.
Masat antikrizë
Sipas FMN-së, BSH-ja duhet të vazhdojë të jetë gati për t’iu përgjigjur çdo efekti të raundit të dytë nga presionet globale të rritjes së çmimeve. Sipas Bellit, përfundimi i regjistrit të kredive kohët e fundit është një hap i madh përpara për të ruajtur stabilitetin financiar. “Forcimi proaktiv i mbikëqyrjes dhe kuadrit rregullator duhet të ndihmojë në ngadalësimin e rritjes së kredive dhe duhet ndjekur në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa miratimi i amendamenteve përkatëse të Kodit Civil është kyç për një ekzekutim më të mirë të kolateralit”, - u shpreh Bell. Nga ana tjetër, guvernatori i BSH-së, Ardian Fullani, deklaroi se, “zhvillimet e fundit në tregjet ndërkombëtare lënë të hapur mundësinë për zhvillime të reja edhe në tregun shqiptar, por qeveria duhet të ndërhyjë në mënyrë direkte për të ndihmuar shtresat në nevojë, ndërsa duhen studiuar masat për rritjen e pagave, pasi mund të çojnë në rritje të inflacionit”.
14 Maj 2008