Legalizimet, pakti PD-PR anashkalon vërejtjet e Topit
Partia Republikane ka kërkuar vetëm përcaktim afati. Partia Demokratike pranon kërkesat e PR-së, nuk ka shtesa
Erald Kapri
Partia Demokratike dhe ajo Republikane duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe një kompromis që u vjen përshtat interesave politikë të të dyja partive përsa i përket ligjit të legalizimeve. Negociatat mes PR-së dhe PD-së në nivel politik kanë vazhduar më tej dhe kanë arritur një kompromis përsa i përket këtij ligji të kthyer mbrapsht nga presidenti Bamir Topi dhe të kontestuar nga republikanët dhe opozita. Negociatat kanë vendosur konkretisht që të ndërhyhet vetëm në afatet e procesit, por jo në thelbin dhe procedurat e ligjit të legalizimit të ndërtimeve informale. Ndonëse presidenti i ka cilësuar disa nga këto nene si antikushtetuese, PD-ja dhe PR-ja nuk i kanë trajtuar këto vërejtje të Presidencës duke u përqendruar vetëm në afatin e dëmshpërblimit të ish-pronarëve. Konkretisht, është vendosur mes palëve që në momentin që një ndërtim informal merr lejen e legalizimit, tre muaj nga ky çast do të dëmshpërblehet edhe ish-pronari i truallit ku është ndërtuar ndërtimi informal.
Kompromisi
Këtë pikë PD-ja e ka pranuar pa rezerva, ndonëse në ligjin e kthyer nga presidenti nuk ishte i qartë afati se kur do të dëmshpërblehej ish-pronari. Duket se kompromisi është i thjeshtë pa hyrë në të drejtën kushtetuese të tij. Sipas kompromisit është vendosur që do të legalizohen ndërtimet informate, por që edhe ish-pronari do të marrë paratë. Marrëveshja mes aleatëve në qeverisje arrin që të sigurojë 71 votat e deputetëve që kërkon për miratimin e këtij ligji në Kuvend, por anashkalohen disa vërejtje që presidenti kërkoi shqyrtim të tyre për shkak se bien ndesh me Ligjin Themeltar të Shtetit. Nga ana tjetër, edhe kryeministri Berisha u shpreh se vërejtjet do të shqyrtohen, por në këtë pikë rëndësi parësore është shfaqur kompromisi dhe interesat politike të partive aleate.
Vërejtjet
Ndryshimet në ligjin e legalizimeve u votuan pak javë më parë në Kuvend me një numër minimal votash, prej 52 deputetësh, edhe pse bëhej fjalë për një ligj të rëndësishëm që prek mbi 350 mijë familje në vend. Pavarësisht se ndryshimet u kontestuan shumë ashpër nga opozita dhe ligji u kthye mbrapsht nga presidenti, PD-ja dhe PR-ja kanë vendosur mes tyre, ku kanë siguruar edhe votat e mjaftueshme. Sipas deputetëve opozitarë, ndryshimet do të thellojnë më tej problemet me pronësisë. Njëkohësisht opozitarët theksuan se ALUIZNI do të marrë fuqi ekzekutive për të dhënë tituj pronësie dhe kjo është e papranueshme që pushteti ekzekutiv të japë tituj pronësie, kur prona vetëm blihet, trashëgohet apo fitohet vetëm me vendim të gjykatës me formë të prerë. Deputetët e opozitës janë shprehur se ndryshimet shmangin edhe pushtetin lokal në këtë proces, gjë që është e jashtëligjshme dhe antikushtetuese. Vërejtjet e opozitës janë pasqyruar edhe në dekretin e presidentit, i cili ktheu mbrapsht ligjin.
14 Maj 2008