Humbjet dhe arkëtimet e pakta të KESH-it zhgënjejnë FMN-në
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, sipas FMN-së, ka një gjendje të dobët financiare, kjo si pasojë e nivelit të madh të humbjeve dhe nivelit të dobët të arkëtimeve, të cilat duhet të rriten ende. Përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Gerwin Bell, tha lidhur me këtë çështje se aktualisht ekziston një plan ambicioz veprimi me donatorët për rritjen e arkëtimeve dhe uljen e humbjeve në rrjet. “Procesi i privatizimit të KESH-it po ecën me hapa të shpejtë, por niveli financiar mbetet problem, megjithëse ka lehtësi si rezultat i reshjeve dhe rritjes së tarifave në muajin mars”, - tha Bell. Sipas tij, humbjet në rrjet shkojnë deri në 1.4 për qind të PBB-së dhe kjo do të thotë se këto humbje janë të barabarta, me më shumë se gjysmën e shpenzimeve që qeveria shpenzon për shëndetësinë. “KESH-i duhet të reduktojë importet, të ulë shpenzimet për punonjësit në rast se dëshiron një performancë të mirë financiare dhe në rast se nuk dëshiron të rrisë çmimet”, - deklaroi Bell.
14 Maj 2008