Disa konkluzione mbi fushatën e opozitës
05/06/2005 Takimi i kryetarit PD-së, zotit Berisha, me tregtarët përreth rrugës “Myslym Shyri”, pak ditë më parë, tregoi që e kuptuar, më tepër në mënyrë instiktive, se duhet që PD-ja dhe gjithë aleatët, me të cilët bën fushatë të përbashkët, ta ndryshojnë strategjinë e komunikimit me elektoratin; dhe natyrisht, na kujtoi që ai nuk është tërësisht i imunizuar nga metodat populiste të të bërit politikë. Por, në qoftë se nuk ka vërtet dëshirë që pas 4 korrikut të shkojë për peshkim, apo të merret me ndonjë hobi tjetër, nuk duhet të merret aq shumë me mitingjet.
Në mënyrën se si është shvilluar deri tani fushata, duket se në kampin e të djathtëve ka një keqkutim. Me hapjen e PD-së për shoqërinë civile, një pjesë e të cilës tashmë nuk është më edhe aq civile sa ishte në fillim, me kthimin e të larguarve, me zgjerimin e koalicionit deri në parti të djathta mikroskopike, dhe duke patur përballë një kundërshtar që është bërë pengesë për vendin si edhe në fillim të viteve ‘90-të, në kampin e djathtë nuk kanë munguar zërat ta krahasojnë situatën apo rëndësinë e fitores së zgjedhjeve të 3 korrikut me situatën e viti 1991, apo fitoren e vitit 1992, kur koalicion i ndryshimit të atëhershëm udhëhiqej po nga demokratët dhe po nga zoti Berisha. Ndërkohë që retorika e mitingjive të ngjashëm me mitingjet e asaj periudhe, kur shqiptarët nuk e dinin as ç’ishte demokracia e mirëfilltë e as kapitalizmi nuk ndikojnë ndonjë gjë kushedi tek ata, që me votën e tyre do të bëjnë ndryshimin e balancës. Ka perënduar koha kur për elektoratin e këtij vendi fjalimet elegante dhe pasionante ishin “bukë lepurushi”.
Nuk ka asnjë dyshim, që zoti Berisha është mjeshtër i lindur për të eksituar turmat, vetëm ai mund të flasë pa letër me orë të tëra, pa patur problemin më të vogël, qoftë të humbasë fillin e bisedës, qoftë të shfaqë ndonjë shenjë lodhjeje. Ai mund të thotë me lehtësi se “unë marr frymëzim nga frymëzimi juaj”, turma mund të duartrokasë, por këto nuk flasin për vota, në mitingje nuk merret vesh ç’lloj kureshtarësh mund të ketë, veç përkrahësve të tij. Në këtë fazë që kanë shkuar gjërat, PD-ja nuk ka nevojë të mbajë gjallë vetëm milititantët, njëzet e ca për qind ajo i merr edhe sikur të mos dalë farë nga selia. Njëzet e ca përqindshi i ka lidhur fatet e veta me PD-në dhe do të jetë përjetësisht e lidhur me të, edhe sikur ajo të deklarojë se do të punojë qëllimisht kundër tyre. Ata s’kanë strehë tjetër ku të futin kokën. E mira e tyre varet nga fitorja e përgjithshme.
Edhe numri i shumtë i pjesëmarrësve në mitingje, krahasuar me tufëzimet e zotit Nano, nuk duhet ta bëjnë optimiste PD-në më shumë se ç’duhet.
Në radhë të parë, PD-ja duhet të lëvizë në terren, dhe këtu nuk nënkuptohet zoti Berisha, ai nuk ka asnjë mundësi reale që të bisedojë lirshëm me qytëtarët, jo se nuk e lënë shoqëruesit, por, dhe këtu s’ka asgjë të keqe, nuk mund ta bëjë natyrshëm një udhëheqës i atyre përmasave një bisedë me njeriun e thjeshtë. Më së shumti, ai mund të bëjë ndonjë gafë për të ndihmuar humoristët, të cilët e përgjojnë si kamera të fshehta për të dalë nga ngërçet krijuese. Në terren punojnë strukturat vendore, ato që e dinë se ku pikon çatia e lagjes apo e fshatit, por kjo duhet bërë me një këmbëngulje të jashtëzakonshme, sepse në këtë lloj beteje socialistët janë gati në kufijtë e të papërballueshmes. Socialistët, qysh nga 1941 e këtej (këtë datë nuk e përdor me asnjë paragjykim, por ata janë trashëgimtarë legjitimë, qoftë të PPSH-së, qoftë të mentaliteteve të saj të organizmit, pastaj gazeta e PS-së ka datë themelimi 25 gushtin 1942), nuk kanë punuar kurrë me media, ose nuk e kanë patur armën e tyre më të fuqishme. Puna e tyre vazhdon të mbetet – edhe pse e pathënë me zë të lartë – e famshmja “gju më gju me popullin”, dhe zakonisht në fshehtësi, me preferencë më të madhe për natën. “Një ditë, më thoshte një qytetare, më trokiti në derë kryeplaku i lagjes, të cilin nuk e kisha parë prej vitesh. Më solli numrin e regjistrimit dhe më tregoi qendrën e votimit. E pyeta për kë do të votonim dhe ai më tha një emër (emrin e kandidatit socialist). Po të tjerët kush janë e pyeta?”. “Oh, nuk e di unë,” kishte thënë kryeplaku dhe ishte larguar. Kjo nuk tregon se kryeplaku ishte i painformuar, por ishte duke bërë punë terreni. Kur kjo qytetare të shikonte listën, nëse e shikonte, emri më i njohur do t’i tingëllonte emri i kandidatit socialist dhe kush e di ndikimin e asosacioneve e kupton se çfarë rëndësie ka në kësi rastesh një emër i përmendur gjoja rastësisht. Por ka edhe raste të tjera, ajo me listat që është bërë legjendë tashmë, saqë një mikut tim iu desh të shkruante në një faqe në gazetë për t’u ankuar. Por, jo të gjithë kanë akses në media. Dhe këto gjëra mund t’i zbulojnë vetëm veprimtarët në terren të opozitës.
Por edhe shfaqja në media duhet të ketë një tjetër formë. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, zoti Berisha u bëri thirrje kandidatëve të vetë që të kërkojnë debat me kundërshtarët. Kjo duhet bërë realitet. Me mitingje, duke folur njëri në njërën anë e tjetri në anën tjetër nuk vihet re asnjë dallim. Përplasja, pyetje-përgjigjet, ato e bëjnë ndryshimin. Dhe ka shembuj. Kush i ka parë disa ballafaqime në emisionin Opinion, në TV-Klan, ku përballë kanë qenë Genc Ruli me Sokol Olldashin nga PD-ja dhe Arben Malaj me Petro Koçin, nga PS-ja, besoj i kujtohet se si u bë diferenca midis të dyja palëve, dy të parët dolën superiorë në mënyrë të dukshme. Pra, opozita është e favorizuar të kërkojë debate, edhe në media lokale, dhe këtë duhet ta bëjë edhe vetë zoti Berisha, në fakt, ta përsërisë në pikun e fushatës kërkesën që e ka bërë kohë më parë, me njeriun të cilit kërkon t’i zërë vendin. Askund më mirë se në një debat publik (që mund të jetë edhe me dy apo tre raunde, një kryeministër dhe një kryeministër në pritje kanë shumë gjëra për të diskutuar) nuk do të ketë rast më të mirë të nxjerrë në pah epërsitë ndaj kundërshtarit të tij. Vetëm duke hedhur, apo rihedhur, kërkesën në publik ai futet në debat me 40% të fitores në anën e tij, nëse kërkesa i refuzohet, atëherë ai e fiton atë dyfish, pa derdhur pikën e djersës. Ndërkohë që debatet angazhojnë në diskutim edhe opinionistët, të cilët mund të nxjerrin në dukje edhe epërsi që palët në debat, por edhe shikuesit, dëgjuesit apo lexuesit, nuk janë të vëmendshëm t’i pikasin. E s’duhet harruar, ata arrijnë audienca ku figura politike e kanë të pamundur.
Në qoftë se nuk punohet me zell në terren dhe në debat, zoti Berisha mund të fillojë të merret i qetë pak më herët se ç’e ka planifikuar me jetën personale, por ditët e ndryshimit mund të shtyhen në kalendat greke dhe këtu nuk luhen vetëm fatet e një personi, i cili nuk ka shkuar të merret me peshkim, vetëm sepse ka dashur të jetë në ballë të kësaj ngjarjeje.