Të birt’ e shekullit të vjetër
05/06/2005 Publiku shqiptar është mësuar pak a shumë me polemikat e ashpra gjer në tepri të politikanëve (po themi) të vjetër. Është mësuar gjithaq edhe me shprehitë lehtësisht të lexueshme të mentalitetit ikurkohe, që i shtyn politikanët herë në qëndrime armiqësore ndaj kundërshtarit, e herë në aleanca kulisash me të. Mësuar është publiku shqiptar edhe me (tullumbace) premtimet e herëpashershme, ose më mirë në kuadër fushatash zgjedhore. Në njëfarë mënyre, qytetarëve të këtij vendi, iu kanë ardhur në majë të hundës shumë nga vip-at e lodhur të politikës shqiptare. Ajo që po e çudit tani këtë publik të duruar, është paraqitja (për fat të keq) me të njëjtin luk dhe me të njëjtën psikologji e disa prej politikanëve më të rinj. Zhvillimi i fushatës zgjedhore, ka sjellë shumë pranë nesh emra dhe fytyra të reja. Forcat kryesore politike, sidomos opozita - përmes KOP-it, treguan se e ndjejnë që ka ardhur koha të fryjë një tjetër erë në politikën shqiptare. Është fakt i pamohueshëm që ndër kandidatë-deputetët e paraqitur, ka mjaft kualitete, shpresat janë që ata të luajnë një rol të rëndësishëm në këto zgjedhje; thirrjet për ndryshim pritet të gjejnë jehonë në zgjidhje konkrete e të dobishme për vendin. Por, nga ana tjetër, s’mund të mos vëresh se mes “juniorëve”, jo pak syresh na paraqiten gati si adoleshentë, gjykimet e tyre janë naive, shashkat që hedhin nëpër takime elektorale e debate televizive, janë po ato të etërve të vjetër.
Nuk do të dëshironim të mbillnim kurrfarë paragjykimi, por në ndeshje e sipër, disa nga politikanët e rinj e zbulojnë vetveten, bash si bij të shekullit të vjetër. I dëgjon ndërsa sulmojnë njëri-tjetrin me po ato mjete, me po ato stereotipe si disa liderë të tyre, a thua këta i kanë nxjerrë nga hundët. Natyrisht, ka çështje që lënë hapësirë për debat, dhe ku kufiri i së vërtetës mund të preket herë njëra palë, e herë nga tjetra. Por s’mund të bëhet debat gjer në debilitet për punë shkollimi apo kualifikimi, ndërkohë që diplomat, çertifikatat, janë të shkruara dhe të vulosura e zeza mbi të bardhë. (Mbase disa prej tyre janë edhe me ngjyra.) S’mund të shtyhet e gjithë koha elektorale me thënie kundërthënie të tilla, si “kam kryer këtë universitet/jo, nuk ke bërë atë universitet/këtë titull e kam marrë këtu/nuk është e vërtetë, unë e di, nuk ke këtë titull” e të tjera marrëzira kësoj. Po kaq shqetësuese është që disa prej politikanëve të rinj, pa hyrë mirë në garë, nxitojnë të hedhin baltë mbi kundërshtarët e tyre, madje duke rëmuar andej këtej për të gjetur jo thjesht pikat e dobëta, por ndonjë kleçkë, ku mund të kapen për të zhvilluar interpretime që mundësisht ta varrosin kolegun. Në disa raste, politikanët e rinj anatemojnë partitë nga kanë dalë me sharje e mallkime që do t’i kishin zili edhe ata më pleqtë; po kështu, ndodh që vetë partitë nga kanë dalë politikanët e rinj, t’i baltosin ata si mos më keq, duke i cilësuar (pasi që kanë ikur prej tyre) deri edhe hajdutë e maskarenj.
Është e vërtetë se ka ardhur koha që të rinjtë të hyjnë në politikë. Ka një prirje të përgjithshme për t’i mirëpritur dhe vlerësuar ata. Problemi shtrohet si do të vijnë, me dinjitet, me ide dhe frymëzime të reja, apo me zhgunët e baltosur të burrave që përgjatë gjithë tranzicionit kanë ngallosur njëri-tjetrin. Nëse politikanët e rinj vijnë me mentalitete të vjetra, e mira ishte të mos dukeshin fare, për shkak se zhgënjimi nga të rinjtë do të ishte i papërballueshëm për publikun shqiptar; shenja të sjelljes si në shekullin e kaluar, ka jo pak. Në të kundërt, po qe se më të rinjtë e listave të partive kanë sadopak sensin e të qënit idealistë, le ta tregojnë atë, njerëzit janë duke i testuar.
Një ndër sfidat e integrimit të Shqipërisë në Evropë, është pikërisht ndryshimi i politikës, përafrimi i saj me atë të vendeve më të përparuara Perëndimore. Kjo do të thotë që politika duhet të jetë më transparente në raportet e saj me shoqërinë së cilës i shërben, më e besueshme si shprehje e vullneteve qytetare, më tolerante dhe doemos, më sfiduese - përmes argumentesh - për kundërshtarët. Debati është pjesë e politikës, por jo si qëllim në vetvete, përkundrazi si vlerë që apelon ndryshime dhe përparime në koncept dhe në praktikë. Në qoftë se politikanët e rinj duan ta kuptojnë këtë, kanë rastin më të mirë të shfaqen si përfaqësues të një mendësie tjetër. Askujt nuk do t’i pëlqente t’i gjente dhe pastaj t’i cilësonte ata si të birt’ e shekullit të vjetër.