E Shtunë, 31 Tetor 2026

Disa rreshta për një nga emigrantët më të dashur të Torontos

U nda këto ditë nga një sëmundje e papritur në Tiranën e tij, një nga pjesëtarët më të dashur të komunitetit shqiptar në Toronto, Bledar Dedi. Ishte i ri, ishte ajka e emigrantëve artistë këtu në Kanadanë e largët. Akoma nuk mund ta besojmë se Bledi nuk është më midis nesh.

Ishte një nga aktivistët e palodhur të shoqatës sonë këtu në Toronto të Kanadasë e për çdo gëzim apo festë, tingujt e fizarmonikës dhe organos së tij, ngrinin në këmbë bashkëkombësit emigrantë nga Shqipëria, Kosova, Çamëria e deri shqiptarët e Malit të Zi dhe Maqedonisë, emigrantë këtu.

Ai ishte një mjeshtër muzikant, një artist i shkëlqyer që me gjithë vështirësitë që ka emigracioni, gjente kohë dhe për artin e tij dhe për shoqërinë. I paharruar do të mbetet kujtimi i tij për gjithë shqiptarët e Kanadasë e sidomos Torontos. Lamtumirë djali ynë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›