E Diel, 1 Nëntor 2026

Nëse organizohen protesta, ato të jenë paqësore dhe qytetare

Dëshmitari kyç i Gërdecit vdes në një aksident. Duhet shumë mendjelehtësi që të mos mendosh që ky është krim. Sidoqoftë, le të shpresojmë edhe njëherë tek drejtësia, me gjithë handikapet dhe presionet e mëdha që ajo ka. Por në reagimet për këtë vdekje do të doja që të mos përsëriteshin si dikur thirrjet për revolucione dhe sulme ndaj institucioneve.

Aq më tepër që, si shoqëri kemi dëshmuar se me revolucione thjesht kemi zëvendësuar një palë mafiozë me ca mafiozë të tjerë.

Populli do paqe, të jetojë i qetë. Ndaj, opozitës dhe cilësdo forcë tjetër shoqërore do t’i bëja thirrje që nëse organizohen protesta, ato të jenë paqësore dhe me thirrjen e vetme për drejtësi. Dyshimet janë dyshime, e vërteta duhet të dalë sa më shpejt, sepse situata nuk është aspak e favorshme për nerva të qeta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›