E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqetësimi i ministrit për Berishën mu duk krejt pa vend

Më bëri përshtypje kujdesi i Ministrit të Brendshëm për të theksuar se, “njoftoi Berishën për vdekjen dhe se ai i tha që të merren masa shumë të forta”. Epo, si nuk hoqën dorë nga këto idiotësi, këta njerëz.

Berisha, e para, ka treguar se nuk ua përton konferencave të shtypit, as kur gjithë vendi është në flakë. Ndaj mund të dalë vetë të flasë. E dyta, ç’është ky merak i madh për të na treguar që Berisha e paska marrë vesh i dyti apo i treti ngjarjen.

Njësoj si me Gërdecin, që ia thanë në telefon dhe ai u trondit shumë se nuk e dinte se ku binte Gërdeci. Epo, mortja me gjithë politikë që bëni! Kaq kisha!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›