E Diel, 1 Nëntor 2026

Disa tipa në protestë që i japin të drejtë Berishës të vazhdojë të rri

Nëse kthimi prapa vërtet është një budallallëk, mos duhet që ecja përpara të jetë një çmenduri?! Kjo thënie më kujtohet kur shoh që përkrah njerëzve të rinj të opozitës së sotme, shoh ish-komunistë të vjetër, ish-ministra të akuzuar gjithashtu për korrupsion, ish-individë që kur i shoh në radhë të parë nëpër protestat kundër Berishës, mendoj:

Berisha duhet të shporret, por edhe këta tipa që na kanë mbire në veshë e në sy, duhet të shporren bashkë më të. Jo është e keqja e politikes sone, e keqe që do na beje të vuajme akoma, me sa duket. Si s’u gjend në kete vend një politikan, një grup politikanesh, një Parti për të qene, që të më binde prej verteti se kerkon më të drejte heqjen e një politikani, largimin e një qeverie dhe se ka ajo në dore kodin e shpetimit të vendit?

Po na mbine për ore e për dite, për muaj e vite ca shtrembaluqe në politike, që kanë kercyer nga karrigia e para 1990-tes, në postet drejtuese të disa partive fantazma dhe na kerkojne t’i veme përseri në krye të vendit! Berisha duhet sharë e tallur, por këta janë tallja vetë. Pse u dashka të rrotullohemi në të njëjtin rreth ciklik politik? Që të na vijë prape Berisha në pushtet pas ca vitesh? Ikni ju sa më pare dhe hapuani rrugen politikaneve të devotshem, që të ike dhe Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›