Disiplina, 5.1 milionë lekë gjoba
5.1 milionë lekë të vjetra. Kaq është shuma totaleve e gjobave të vendosura nga Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit (17.12.2008), ku pjesën e “luanit” e zënë klubi i futbollit “Besa” (1 milionë lekë të vjetra për mosmarrje të masave të mjaftueshme organizative gjobitet) dhe futbollisti i Sopotit të Kategorisë së Parë, Nuredin Sula (po 1 milionë lekë të vjetra për goditje me grushte të trajnerit të ekipit kundërshtar, Përparim Daiut të Dajtit). Futbollisti i Lushnjës, Gentian Cela, per gjeste fyese dhe provokuese ndaj zyrtarëve të FSHF-së, pezullohet 2 ndeshje dhe gjobitet me 30.000 lekë. Futbollisti i Besës, Herby Fortunat, për gjeste fyese dhe provokuese ndaj lojtarit kundërshtar pezullohet 2 ndeshje dhe gjobitet me 30.000 lekë. Futbollistët e Vllaznisë, Suad Lici, Safet Osja, Armir Grimaj, për gjeste fyese dhe provokuese ndaj kundërshtarit, gjobiten me nga 30.000 lekë secili. Futbollistët: Mateo Metaj (Turbina), Behar Ramadani (Burreli), për goditje ndaj njëri-tjetrit pezullohen me nga 5 ndeshje nga aktiviteti futbollistik dhe gjobiten me nga 30.000 lekë.