Milano, e lë e dashura, masakron kalimtaren
I inatosur se e la e dashura e tij, një 25 vjeçar në Milano ka zbritur në rrugë dhe ka masakruar me grushte gruan e parë që i ka dalë përpara. Viktima është Emilu A., një filipinase 41- vjeçare, nëna e dy fëmijëve, me leje të rregullt qëndrimi në Itali. Sapo kishte lënë djalin e vogël te motra dhe po nisej për në punë, kur për fatin e saj të keq u ndesh me Oleg Fedchenko, ukrainas, 25 vjeçar, ish-murator dhe roje klubi, me pasion boksin. Viktima u transportua në spital por nuk mbijetoi. Gruaja bërtiste, kalimtarët e shikonin dhe askush nuk kishte ndaluar për ta ndihmuar apo për të njoftuar policinë. Policia kishte mbërritur pasi nëna e djalit, kishte njoftuar se i biri sapo kishte dalë nga shtëpia në gjendje të pakontrolluar.