Itali: Treni del nga binarët, një i vdekur
Një njeri ka humbur jetën dhe 58 të tjerë janë plagosur kur një tren udhëtarësh ka dalë nga binarët dhe ka shkuar drejt një para-lagjeje të Napolit. Mediat lokale kanë raportuar se në çastin e fatkeqësisë, në tren ndodheshin rreth 60 persona. Shkaku i aksidentit po hetohet, ndërsa raportet e para thonë se mund të ketë qenë shpejtësia e madhe e trenit.