E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjiri i Meksikës, BP përfundon çimentimin e pusit



Kompania britanike, BP, e ka deklaruar të përfunduar çimentimin e pusit të dëmtuar në gjirin e Meksikës, i cili krijoi shifrat më të mëdha të regjistruara mbi një katastrofë nafte në historinë Shteteve të Bashkuara. Rrjedhjet e naftës nga ky pus, që filluan më 20 prill konsiderohet si katastrofa më e rëndë në historinë e SHBA-ve. Kompanisë britanike iu deshën 15 javë që të mbyllin çdo pjesë të pusit të dëmtuar dhe tre javë pasi BP arriti që pjesërisht të ndalojë rrjedhjen e naftës në Gjirin e Meksikës. Gjatë kësaj jave, autoritetet amerikane raportuan se duket që gati 3 të katërtat e rreth 5 milion fuçive të naftës së derdhur janë “zhbërë” nga shkaqe natyrale apo janë pastruar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›