Disiplina “liron” Capën, Karabecin dhe Bakiun
Komisioni i Disiplinës i ka dhënë të drejtë tre futbollistëve që ishin ankuar për kartonët e tyre përkundrejt skuadrave të Partizanit dhe Bylisit. Arbër Capa dhe Erando Karabeci kishin bërë kërkesë për lënien e tyre të lirë nga klubi i Partizanit. Disiplina ka pranuar kërkesën e tyre pa pasur asnjë detyrim ndaj KF Partizanit pasi që nga viti i parë i nënshkrimit të kontratës e deri në vitin e tretë nuk kanë marrë asnjë rrogë mujore siç ishte parashikuar në kontratë. Edhe futbollisti Endri Bakiu i KF Bylis i është pranuar kërkesa për të mbetur lojtar i lirë pas mbarimit të kontratës të parashikuar nga KF Bylis.