E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthen Xhani: Futbolli shqiptar zotërohet nga mafia

 

Nuk ka duruar më presidentit i Partizanit duke lëshuar akuza të drejtpërdrejta ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit. Sipas tij federata drejtohet nga një grup mafioz që jo vetëm po shkatërron futbollin shqiptar por ka blerë edhe mediat me qëllimin e vetëm që të mos zbulohen skandalet e tyre. “Federata dhe futbolli shqiptar drejtohet nga një grup mafioz që po e shkatërron atë dita-ditës. Unë kam qenë dhe do jem një zë i fuqishëm edhe në ditën në vazhdim ndaj padrejtësive që i janë bërë më së shumti skuadrës së Partizanit. Sot (dje) pa të drejtë Partizanit i janë marrë dy futbollistë Capa dhe Karabeci të cilët janë prodhim i Akademisë së Partizanit dhe këtij klubi i detyrohen të paktën 10 mijë euro”, ka pohuar presidenti i Partizani, Albert Xhani. Më tej Njëshi i klubit të kuq pohoi se në ditën në vazhdim ai do të jetë përsëri në media për të hedhur dritë mbi skandale në futbollin shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›