E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femër a mashkull? Kampionia e Botës bën testin e gjinisë

 

Ai ose ajo? Kjo është pyetja që qarkullon në të gjitha mediat botërore. Kampionia e re botërore në 800 metra, Caster Semenya duhet ta bëjë testin e gjinisë pas dyshimeve nga kundërshtaret e saj, të cilat besojnë se kanë garuar kundër një mashkulli në finalen e Kampionatit botëror në Berlin. Ajo është zhvilluar shpejt në vitet e fundit, duke bërë përmirësime të jashtëzakonshme në rezultate të garave. Mirëpo, prindërit nga Afrika e Jugut insistojnë se ajo është femër. Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF) ka thënë se ka kërkuar testin tri javë më parë pas frikës se ajo nuk do të lejohet të garojë si femër. Federata e Atletikës e Afrikës Jugore ka insistuar se është “plotësisht e sigurt se Semenya (18) është femër. Ne nuk do të kishim paraqitur atë në garën e femrave nëse kishim pasur dyshime”, thuhet në një komunikatë. Semenya fitoi medaljen e artë në mënyrë impresive të mërkurën, me kohë prej një minutë 55.45 sekonda. Kampionia në fuqi, Janeth Jepkosgei ishte e dyta 2.45 sekonda më prapa, ndërsa Jenny Meadows mori medaljen e bronztë.
Semenya shpërtheu në skenën botërore, kur vrapoi 1.56.72 në Bambous muajin e kaluar duke thyer rekordin e saj të kaluar për më tepër se shtatë sekonda.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›