E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muhedini: Të shtunën kryesia për Qeverinë

 

Kreu i Partisë për Drejtësi dhe Integrim, Tahir Muhedini bëri të ditur se do të zhvillojë të shtunën mbledhjen e kryesisë së kësaj partie për të vendosur në lidhje me mënyrën e përfaqësimit në qeverisjen e ardhshme, ku kjo parti bën pjesë në koalicionin fitues të zgjedhjeve të 28 qershorit. PDI-ja aktualisht përfaqësohet me një deputet në Kuvendin aktual dhe ka kërkuar që të ketë patjetër post ministror. Përveç postit që synojnë të marrin në Qeverinë e ardhshme, Muhedini thekson se do të diskutojnë edhe për mundësinë e krijimit të grupit të ri parlamentar, në të cilin po punohet për të thithur deputetët nga dy partitë PD dhe PS.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›