Disiplina pezullon Ndreun për incidentin me Rukavinën
Komisioni i Disiplinës ka dhënë vendimin maksimal për trajnerin e Kastriotit, pas incidentit që ky i fundit pati me futbollistin e Skënderbeut, Antonio Rukavina. Trajneri, Ramazan Ndreu është pezulluar 10 (dhjetë) ndeshje dhe gjobitur me 50 mijë lekë (të reja). Ndërsa për kartonin e kuq dhe për gjeste fyese dhe provokuese ndaj kundërshtarit është pezulluar me 2 (dy) ndeshje dhe 30 mijë lekë (të reja) gjobë edhe sulmuesi i Tiranës, Migen Memelli. Ndër VIP-at e kësaj jave janë edhe sv/trajnerët e KF Skënderbeu, Nikolin Çoçlli dhe Gentian Lici, të cilët janë ndëshkuar me 3 (tre) ndeshje pezullim dhe 50 mijë lekë (të reja) gjobë.