E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi ndalohet në Aeroportin e Tel Avivit: Je mysliman

 

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, ka hasur në telashe me të shkelur në tokën izraelite, të martën në mbrëmje. Ai dhe dy anëtarë të tjerë të Rapidit nuk janë mirëpritur si pjesa tjetër e ekipit austriak, njofton “Sport24.at” të mërkurën. Sipas kësaj uebfaqe, autoritetet izraelite kanë marrë në pyetje Salihin dhe dy anëtarët e tjerë për shkak të fesë së tyre islame, me të mbërritur në Aeroportin e Tel Avivit. Përveç Salihit, në pyetje janë marrë edhe futbollisti turk, Jasin Pehlivan dhe zëdhënësi për shtyp, Sharif Shoukri. Rapidi i Vjenës do të ndeshet me ekipin izraalit Hapoel Tel-Aviv në ndeshjen e Grupit C të Ligës së Evropës, sot në mbrëmje. “Hamdi Salihi, Jasin  Pehlivan dhe Sharif Shoukri janë befasuar. Me të mbërritur në Izrael ata janë kontrolluar  dhe janë marrë në pyetje për shkak të origjinës së tyre myslimane. Pyetësori ka qenë më i vështirë dhe më i gjatë për zëdhënësin për shtyp Shoukri, që për shkak të rrënjëve të tij egjiptiane është mbajtur më gjatë. Gati gjysmë ore ai është marrë në pyetje nga autoritetet izrealite. Nuk është çudi, pasi mbiemri i tij gjendet në listën e terroristëve të kërkuar. Të famshmit “Shoukri” janë aktivë në Irlandë”, shkruan “Sport24.at”. Ngjarja nuk është mirëpritur aspak në Austri, teksa gazetat lokale e kanë cilësuar të tepruar sjelljen e izraelitëve. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Salihi 25-vjeçar, te Rapidi i Vjenës ka kaluar këtë verë nga skuadra tjetër austriake, Riedi, për 600 mijë euro dëmshpërblim.
Ai me fanellën e Rapidit këtë stinor ka shënuar katër gola, ndërsa dy të tjera i ka shënuar për Riedin. Po ashtu ka realizuar edhe një gol në Kupën e Austrisë.  Rapidi i Vjenës kryeson Grupin C të Ligës së Evropës me 4 pikë. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Hamburgu, Hapoel Tel-Avivi dhe Sëlltiku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›