Vlora i mbyll derën Vlorës, Teuta merr 2-0 në tavolinë
Duket e pabesueshme por ndeshja Vlora-Teuta nuk është zhvilluar vetëm për faktin se drejtuesit e stadiumit i mbyllën derën skuadrës së dytë të këtij qyteti, duke mos e lejuar që të zhvillojë takimin e Kupës. Kur gjithçka po bëhej gati për të fillur u dha urdhri që dyert e stadiumit të mos hapeshin. Shkaku ka qenë një vendim nga klubi i Flamurtarit, ku prej kohës së keqe të një dite më parë nuk është lejuar të luhej kjo ndeshje. Ndërsa në takimet e tjera surpriza vjen nga Luzi, i cili ka mundur Tiranën kampione me rezultatin 3-1.