Sherr tek Interi, Morati kërcënon futbollistët
Presidenti i Interit ka polemizuar me futbollistët dhe i ka kërcënuar pas barazimit të së martës me Dinamon e Kievit në Kupën e Kampioneve. Masimo Morati ka qenë shumë i zhgënjyer pas barazimit të arritur në “San Siro” kundër Dinamos së Kievit, sepse ajo e së martës ishte ndeshja e tetë radhazi e Interit, që nuk arrin të gjejë fitoren. Presidenti i zikaltërve, pas përfundimit të takimit zbulohet se ka zbritur në dhomat e zhveshjes dhe ka kërcënuar skuadrën për mosimpenjim, aq sa të bërtiturat dhe nervozizmi i tij nuk kanë mbetur pa u dëgjuar dhe vënë re nga të pranishmit në dhomat e zhveshjes së “San Siros”. Por gjithsesi, numri një i skuadrës kampione Italiane mbetet optimist për arritjen e kualifikimit, sepse edhe nervozizmi i tij një ditë pas barazimit me Dinamon e Kievit është normalizuar: “Jemi në një grup shumë të vështirë dhe tani, përsa i përket çështjes së kualifikimit, çdo gjë varet vetëm nga ne. Gjithsesi, unë nuk jam i nervozuar apo i zhgënjyer nga skuadra pas paraqitjes në fushë me skuadrën ukrainase (ndërkohë që në dhomat e zhveshjes kishte shfryrë kundër të gjithëve). Liga e Kampioneve është një kompeticion, në të cilin të gjitha skuadrat nisen me mundësi të barabarta për ta synuar kualifikimin në fazën e grupeve, apo deri në suksesin e finales. Në grupin tonë, të katërta skuadrat janë kampione të vendit të tyre dhe padyshim që nuk ka sesi sfidat tona të jenë të lehta për t’u kapërcyer, - vazhdon të komentojë presidenti i skuadrës së Interit. – Pastaj shikoni Barcelonën, e cila ka bërë një paraqitje shumë herë më të keqe se e jona, duke u mundur nga Rubin Kazani, mbi të gjitha në fushën e saj, gjë që konfirmon forcën e rivaleve tona. Pse na mungon loja në Champions kundrejt kampionatit? Kjo gjë mund të shpjegohet edhe me faktin se në Ligën e Kampioneve çdo gjë luhet në një ndeshje teke, në të cilën mjafton të bësh një gabim dhe përgjegjësitë e vështirësitë shtohen. Gjithsesi, kualifikimi është ende i mundshëm për ne”, - përfundoi Morati.
Ndeshjet/Mbrëmë
Grupi A
Bordo-Bajern Mynih 2-1
M.Ciani 29’, Planus 40’/ M.Ciani 6’ (og)
Juventus-Makabi Haifa 1-0
Chielini 47’
Grupi B
CSKA Moskë-Mançester 0-1
Antonio Valenci 86’
Volfsburg-Beshiktash 0-0
Grupi C
Zyrih-Marsejë 0-1
Heinze 69’
Real Madrid-Milan 2-3
Raul 19’, Drente 76’/ Pirlo 62’, Pato 66’, 88’,
Grupi D
Çelsi-Atl. Madrid 4-0
Kalou 41’ 52’, Lampard 69', Luis Perea 90’ (og)
Porto-APOEL Nikosia 2-1
Hulk 33’, 48’ (p)/ A. Pereira 21’ (og)