E Diel, 1 Nëntor 2026

Disiplinohen guroret në Korçë

 

KORÇE - Rritet numri i subjekteve të interesuara për t’u pajisur me leje mjedisore në Korçë. Këtë fakt e konfirmoi dje Drejtori i Agjencisë së Mjedisit Paqësor Cane. Sipas tij, shkak për këtë interes të subjekteve duket se është përgjysmimi i tarifës së lejes mjedisore. “Përveç këtij fakti agjencia ka rritur edhe bashkëpunimin me institucionet shtetërore, prej nga varen këto subjekte si Drejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit, ajo e Shëndetit Publik, organe të ndryshme të pushtetit vendor në bashki e komuna” theksoi Cane. Ai renditi në krye të listës disiplinimin e një numri të lartë të guroreve e furrave të gëlqeres, të cilat kishin krijuar mjaft shqetësime tek banorët e zonave të ndryshme. Gjithashtu mësohet se është rritur edhe numri i subjekteve që kanë marrë leje mjedisore si baxho, karburante etj. Megjithatë Cane deklaroi se ende ka ndonjë gurore apo furra gëlqereje që nuk kanë marrë lejen mjedisore. Sipas tij, gjatë muajit prill do të bëhen kontrolle tek to, për të shmangur ndotjen e mjedisit. j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›