E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diskriminimi ne Kupen Shirea

Vazhdon diskriminimi në futboll. Në turneun për të rinj, kupa “Gaetano Shirea”, në nder t ëish-yllit të Juventusit që do të zhvillohet në Matera, provincë në krahinën e Bazilikatas në Itali, duhej të merrnin pjesë katër skuadra ballkanike.
Por, edhe pse emrat ishin bërë të ditur, tre prej ekipeve janë zhdukur papritmas nga lista zyrtare e aktivitetit. Gjithçka lidhet me faktin se Partizani i Beogradit ka kundërshtuar prezencën e skuadrave të tjera, që vinin në dyshim “supremacinë e tyre në Ballkan”.
Skuadra serbe ishte regjistruar në turne së bashku me disa emra të mëdhenj të futbollit Italian, si Juventus, Inter, Roma e Lacio, ndërsa ekipet e tjera nga Ballkani ishin kosovarët e Besës së Pejës, shqiptaro-maqedonasit të Renovës së Tetovës dhe F.K. Zeljeznicar nga Sarajevo.
Megjithatë, më pas, si me magji, këto tre të fundit u hoqën nga lista e pjesëmarrësve. Pikërisht këtu ka shpërthyer skandali, sepse pas një investigimi të gazetës italiane “La Repubblica”, zyrtarëve të komunës së Lukanos u shpëtoi pohimi, se gjithçka ndodhi pasi Partizani vendosi “veton”, duke frenuar skuadrat e tjera.
Mes të tjerave, në tentativën për të shpejguar atë që ndodhi, organizatorët e turnout I kanë hedhur benzinë zjarrit. Ata publikuan një deklaratë për shtyp, sipas të cilës kuota për pjesëmarrjen në aktivitet ishte 5 mijë euro, të cilave u shtohen edhe 7 mijë e 500 euro për akomodimin.
Duke pasur parasysh nivelin e jetesës në Kosovë, Maqedoni apo Bosnje, ku rroga mesatare llogaritet në 400 euro, shifra të tilla e bëjnë të pamundur aktivizimin e këtyre fëmijëve në kupën “Shirea”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›